• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku më i madh për protestën quhet Sali Berisha

by Thoma Gëllçi
20/07/2026 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Protesta ka dy armiq kryesorë. Njëri është pushteti. Betejën me këtë e ka më të lehtë, sepse e ka përballë. Tjetri është ai që përpiqet ta përdorë për interesat e tij politike. Në rastin e kësaj proteste, ky armik i protestës eshte përpjekja e Sali Berishës për ta kanalizuar revoltën drejt objektivave të opozitës së tij. Beteja e dytë është më e vështirë, sepse ky kundërshtar futet si kolonë e pestë në protestë dhe përpiqet ta vrasë pas shpine.

Është e qartë për të gjithë se Berisha nuk e mbështet protestën. Në fillimet e saj, ai e kundërshtoi hapur. Arsyeja ishte e qartë. Në atë periudhë, përpjekja e tij kryesore politike ishte heqja e shpalljes “non grata” në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ai mendonte se nuk i shërbente qëllimit të tij dalja kundër projekteve të Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump, dhëndrit dhe vajzës së Presidentit Donald Trump.

Ai nuk ka asnjë të përbashkët me shqetësimet e protestës për korrupsionin, pronat publike dhe mënyrën se si po jepen projektet strategjike, apo mënyrën se si ushtrohet pushteti politik në Shqipëri. Qëllimi i tij është thjesht zëvendësimi i Ramës me të, pa ndryshuar asgjë tjetër, sepse edhe oligarkët i kanë të përbashkët. Prandaj, ai zgjodhi të paraqitej si mbrojtës i investitorëve të huaj, duke e etiketuar protestën si një lëvizje kundër tyre.

Por zhvillimet e mëvonshme e ndryshuan situatën. Protesta vazhdoi të zgjerohej, fitoi mbështetje dhe, për një moment, e nxori Berishën jashtë vëmendjes politike. Atëherë ndryshoi edhe qëndrimi i tij. Ai nisi të deklarohej në mbështetje të protestës, por pa pranuar asnjëherë thelbin e saj. Kërkesa e tij është vetëm mbijetesa e tij politike dhe e berishizmit, prandaj bashkohet me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Pikërisht kjo pikë, që duket sikur i bashkon, është edhe pika që i ndan rrugët e protestës me rrugën politike të Berishës.

Ajo që ka mbledhur dhjetëra mijëra qytetarë në shesh nuk është dëshira për të zëvendësuar Edi Ramën me Sali Berishën, apo një të keqe që perceptohet si më e vogël me një tjetër që perceptohet si më e madhe. Kërkesa që ka bashkuar protestuesit është ndërtimi i një Shqipërie të Re: një shtet ku rregullat janë të njëjta për të gjithë, ku konkurrenca është e ndershme dhe transparente, ku institucionet nuk kontrollohen nga partitë dhe ku qytetarët nuk detyrohen të zgjedhin pafundësisht mes të njëjtëve politikanë.

Pikërisht për këtë arsye, në protestë është dëgjuar vazhdimisht parulla: “Rama në burg, Berisha në burg.” Kjo parullë nuk është kundër dy individëve apo për të bërë drejtësi në shesh. Ajo shpreh refuzimin e një modeli politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tridhjetë vjet.

Berisha përpiqet të identifikohet me protestën. Dhe pushteti përpiqet ta identifikojë protestën me Berishën. Sepse kështu qeveria do ta ketë shumë më të lehtë ta paraqesë si një përballje të zakonshme mes Ramës dhe Berishës, pikërisht atë lloj përballjeje që ka dominuar jetën politike shqiptare për dekada. Në këtë përpjekje, pushteti e ka më të lehtë fitoren.

Protestës dhe lëvizjes qytetare që përpiqet për një Shqipëri të Re nuk i duhet Berisha. Shqipëria e ka provuar një herë formulën e “Aleancës së qelbësirave”. Ajo që u paraqit si një zgjidhje për të hequr një pushtet të korruptuar me bashkimin “e çdo qelbësire”, solli si rezultat konsolidimin e një sistemi që u shërbeu të njëjtave elita politike dhe hapi rrugën për lidhje të forta mes politikës, interesave klienteliste dhe elementeve të kriminalizuara. Nuk ka asnjë arsye që protesta të bëhet pjesë e një formule të ngjashme.

Deri tani, protesta ka treguar se di ta dallojë qartë veten si nga pretendimet berishiste, ashtu edhe nga përpjekjet e pushtetit për ta paraqitur Berishën si palë të saj. Ajo nuk ka pranuar as të futet në oborrin politik të Berishës, as të bëhet dekor në propagandën e qeverisë. Berisha mund të përpiqet të hipë në protestë pa biletë, ndërsa pushteti mund të bëjë sikur ai është drejtuesi i saj, por protestuesit e kanë bërë të qartë se nuk po kërkojnë një ndërrim shoferi me të njëjtën makinë të vjetër.
Forca e protestës qëndron pikërisht te fakti se ajo nuk kërkon të sjellë në pushtet të njëjtët njerëz. Ajo kërkon të ndryshojë vetë rregullat e lojës. Prandaj, protestës nuk i duhet një aleancë e re mes figurave të vjetra politike. Asaj i duhet të mbetet besnike idesë që ka frymëzuar mijëra qytetarë: ndërtimit të një Shqipërie të Re, ku çdo qytetar ka të njëjtat mundësi për të konkurruar, ku shteti nuk funksionon me privilegje politike dhe ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë.

Next Post
E hëna me temperatura të larta, reshje të pakta në zonat malore

E hëna me temperatura të larta, reshje të pakta në zonat malore

Comments 1

  1. ppa says:
    2 months ago

    Kauzen e protestes dhe raportin e politikes me ate , e dime. Por Gellci le ta shtyj analizen me tej edhe te menyra se si protesta do permbushe misionin e saj; nuk besoj sipas kredos majtiste te vete Gellcit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com