• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrezik i ri në bregdetin e Durrësit

by Aalison Pearse Stevens
07/08/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës pranon se ndarja e zonave të notimit nga ato të lundrimit është problematike përgjatë të gjithë vijës bregdetare shqiptare, duke lënë të lartë nivelin e rrezikut për ngjarje si ajo e Himarës.

Ai thotë se edhe në rastet kur subjektet që kanë leje nga bashkitë për plazhe kanë vendosur sinjalistikë në det, materialet jocilësore i bëjnë ato jorezistente ndaj kushteve detare, transmeton top-channel.

“Masat e marra për korridoret e daljeve në një farë mënyre janë të kompletuara vetëm se cilësia vlen për të dëshiruar, pasi janë materiale amatore dhe koha e keqe i devijon”, thotë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmend Tahiri.

Sa i takon rastit të Himarës, Tahiri thotë se turisti rus ishte jashtë zonës së plazheve publike, ku mungon sinjalistika që orienton pushuesin për zonat ku lejohet të bëhet not.

“Ishte në një grumbull shkëmbinjsh që ndodhet jashtë zonës së plazheve publike. Kushdo që kërkon të hyjë në një zonë të largët, kam idenë që janë të paseperuara ende”, shprehet Tahiri.

Tjetër problem mbetet mungesa e bashkëpunimit të vazhdueshëm me pushtetin vendor, që nuk përditëson Drejtorinë Detare për lejet që u japin subjekteve për plazhe.

“Nuk përditësohemi me të gjitha lejet e dhëna të cilat bashkitë japin, por me pjesën kryesore të shpallura para sezonit veror jemi në dijeni të vend-bazimeve dhe rregullit të trafikut”, thotë Tahiri.

Këtë vit, trafiku i mjeteve lundruese është shtuar pasi janë dhënë 500 leje të reja për mjete lundruese, ndërsa në total janë 1600 të tilla që qarkullojnë në të gjitha plazhet.

 

Drejtori i autoritetit detar Gazmend Tahiri thotë se në uljen e incidenteve dhe shmangien e atyre si ai i Himarës, duhen vënë në zbatim edhe sanksionet ndaj qytetarëve që përdorin mjetet e lundrimit.

“Të dyja shkojnë paralel, qoftë edukimi por edhe masat. Shtrëngimi i masave do të sillte shmangien e aksidenteve”, deklaron ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Iran, varet shkencëtari që u rrëmbye nga CIA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In