Rrethi Katror/ Rizarta Hoxha flet për sulmin ndaj Bledit Manes: Kemi pasur debate të shumta, por…

Pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit, Rizarta Hoxha ka reaguar duke shprehur mbështetjen e saj, edhe pse mes tyre kanë pasur përplasje dhe mospajtime të shpeshta.

Gjatë emisionit “Rrethi Katror”, në “E Diell”, ajo deklaroi se pranimi i ideve të ndryshme përbën një shtyllë të demokracisë. Sipas saj, kundërshtitë në qëndrime nuk duhet të kthehen në mungesë respekti mes njerëzve.

“Me Bledin kemi pasur shumë mosmarrëveshje dhe debate të vazhdueshme. Megjithatë, në një situatë të tillë, sigurisht që jemi solidarë me të, pasi jetojmë në një shoqëri demokratike ku secili ka të drejtën të shprehë një mendim ndryshe. Qytetaria dëshmohet pikërisht atëherë kur pranon se dikush mund të mendojë ndryshe dhe nuk kërkon të dëgjojë vetëm ata që kanë të njëjtin këndvështrim.