• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 140 mijë vota cilësore për partitë e reja

by Ervis Iljazaj
21/05/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Lëvizja Bashkë, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia kanë marrë së bashku rreth 140 mijë vota. Një rezultat që pavarësisht disktutimeve, është një sukses për këto parti. Të jesh nën presionin e dy forcave të mëdha politike, në një elektorat si ai shqiptar që ndryshon me vështirësi dhe të arrish të marrësh pjesë në parlament, padyshim që është një rezultat i mirë dhe jep shpresë për të ardhmen.

Edhe pse në mandate këto u vota u përkthyen vetëm në katër të tilla, gjithsesi të marrësh pjesë për herë të parë në një garë elektorale dhe të arrish të përfaqësohesh në parlament nuk është pak, duke marrë parasysh kontekstin politik të Shqipërisë. Duhet theksuar se jo vetëm që kanë marrë një rezultat të mirë, por vota e tyre është një votë cilësore në aspektin e sociologjisë politike. Me të gjitha gjasat partitë e reja kanë marrë vota më së shumti nga shtresa e mesme, njerëz të cilët nuk janë militantë politikë, por që ndryshojnë qëndrimin e tyre në varësi të ofertës politike. Në këtë kuptim, partitë e reja duhet të jenë krenare për elektoratin që përfaqësojnë. Sepse kanë një elektorat që konsiderohet i moderuar dhe jo me bindje politike të verbra kundrejt dy partive të mëdha, Partisë Sociliste dhe Partisë Demokratike.

Verdikti i elektoratit shqiptar në këto zgjedhje, përtej konfirmimit të partive kryesore, dha një shpresë se dhe parti të reja mund të jenë pjesë e rëndësishme në tregun politik në të ardhmen, në mos janë që tani. Ndryshe nga partitë e vogla të tranzicionit që patën një rezultat të keq dhe mund të thuhet që nuk ekzistojnë më, partitë e formuara rishtazi patën sukses. Prandaj politika shqiptare mund të konsiderohet tripolare sot; Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe partitë e reja.

Partitë e reja në këto zgjedhje mund të kishin një rezultat edhe më të mirë, ashtu sikurse tregonin sondazhet, nëse sjellja e tyre do të ishte ndryshe. Për shembull nëse do të kishtë një bashkëpunim midis tyre, me shumë mundësi do të arrinin të fitonin nga një mandat në çdo qark. Mirëpo në vend të bashkëpunimit ato zgjodhën konfliktin duke ngjallur mosbesim te një pjesë e madhe e elektoratit që donin të përfaqësonin. Të gjithë i mbajnë mend debatet apo akuzat midis Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, apo dhe midis këtij të fundit me Arlind Qorrin.

Gjithsesi, edhe pse me një stategji elektorale dhe retorikë jo plotësisht efikase ato ja dolën të përfaqësohen në parlament. Tashmë sfidë e tyre është rezistenca dhe vazhdimësia. Të gjitha gjasat janë që nëse sillen ashtu siç duhet, nëse vazhdojnë të kenë një identitet politik që qartë dhe realist dhe jo idealizma apo utopira të kota, kanë të gjitha mundësitë për t’u rritur ende. Kjo varet vetëm nga pjekuria e tyre dhe insistimi për të qenë pjesë e sitemit politik shqitpar. Për të gjithë ata që thonë se këto parti ndihmuan pushtetin, nuk marrin parasysh elektoratin që ato përfaqësojnë. Në radhë të parë ato nuk ndihmojnë pushtetin por demokracinë shqiptare. Në radhë të dytë, ato përfaqësojnë një elektorat që nëse nuk do të ishin këto alternativa, me të gjitha gjasat nuk do të votonin fare.

Next Post
Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com