• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullorja, si do të bëhet përllogaritja e kohës televizive në fushatë për aleatët në listat e PD

by A R
29/05/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i Monitorimit të Medias ka nisur punën për të matur kohën e transmetimit televiziv të mediave audiovizive të fushatës elektorale për zgjedhjet e qershorit.

Por Maklen Misha, kryetar i bordit thotë se partitë e vogla që garojnë bashkë me PD në 25 qershor do të përllogariten në kohën e Partisë Demokratike, për sa kohë nuk janë regjistruar më vete.

“Kodi është i thjeshtë dhe i qartë. Monitorimi bëhet për ato subjekte të cilat janë pjesë e garës zgjedhore. pra për ato parti të cilave iu figuron emri në fletën e votimit. Ndërkohë që për parti që nuk janë pjesë e kësaj gare nuk vlejnë dispozitat e kodit zgjedhor për kohën e fushatës. Kjo vlen edhe për balancimin. Sepse kodi nuk e njeh në vetvete konceptin e gjerë të fjalës opozitë, për sa I përket mbulimit. Njeh konceptin e opozitës e regjistruar si e tillë nën siglën e PD. E njëjta gjë vlen me konceptin mazhorancë.”, thotë Misha.

Kjo vlen për partitë e opozitës si LZHK e Dashamir Shehit apo PBDNJ e Vangjel Dules e parti të tjera që garojnë në listat e PD.

“Këto parti, bashkë me to edhe të tjera, përderisa nuk janë të regjistruara në këtë garë zgjedhore, për  qershorin, sigurisht që nuk marrin kohën televizive siç e merr një tjetër parti e vogël por e regjistruar në garë”, vijon kryetari i Bordit.

Në lupën e bordit që monitoron mediat janë edhe emisionet televizive, që përgjatë kësaj kohe do të përcjellin fushatën elektorale përmes përfaqësuesve të partive politike në studio televizive.

“Për emisionet ne më shumë se kohën monitorojmë përfaqësimin e barabartë. Pra në qoftë se ne monitorojmë një emision të famshëm siç është “Top Story” ne Top Channel, janë të ftuar dy përfaqësues nga 2 partitë që kanë mbi 20% të përfaqësimit në parlament, automatikisht koha e emisionit quhet e balancuar edhe pse njëri nga përfaqësuesit flet më shumë se tjetri. Në qoftë se në pot ë njëjtin emision, është i ftuar një përfaqësues i mazhorancës apo opozitës, balancimi kryhet automatikisht në momentin që ftohet kolegu tjetër. Pra balancohen emisionet dhe jo koha”, thotë Misha.

Përgjatë ditëve të para të fushatës, ndonëse PD ka realizuar më pak aktivitete, sërish në raportimin e Bordit, rezulton me minutazh më të lartë por për këtë minutazh do të merret një vendim për sa kohë në të është përfshirë edhe diskutimi për listat e PD, përpara apo pas dërgimit të tyre në KQZ.

“Në një pjesë të madhe të rasteve, monitoruesit klasifikojnë në mënyrë gati mekanike çdo gjë ku përmendet emri i çdo subjekti politik, pra çdo kronike ku përmendet emri i çdo subjekti politik duke e llogaritur kohë për atë subjekt. Edhe pse, siç ka ndodhur për shembull në ditët e fundit, ka patur disa diskutime për listat e PD, mospjesëmarrje në zgjedhje apo incidentet në fushatë, ka patur kronika që kanë trajtuar këto lajme që s’kanë pasur të bëjnë me fushatën dhe që janë përfshirë në mënyrë mekanike nga monitoruesit si kohë për një subjekt zgjedhor apo një tjetër. Kodi e thotë shprehimisht që ne duhet të monitorojmë kohën që I jepet partive për të transmetuar mesazhin e tyre, pra për propagandën. Dhe jo çdo lajm që ka të bëjë me një parti sepse jo të gjitha përcjellin një impakt apo mesazh elektoral tek votuesi”, thotë ai.

Raportimi i Bordit të Monitorimit të Medias do të jetë ditor por edhe javor me mbledhje progresive të kohës, raporte të cilat i shkojnë bashkë me televizionet edhe zyrës së OSBE në Tiranë dhe KQZ./ Top Channel/a.m.

Next Post
Berlini zyrtar: Thirrjet për t’i dhënë fund bojkotit, kërkesë e qeverisë gjermane

Gabriel: Politika e SHBA me Trump ka dobësuar Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

August 5, 2026
Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

August 5, 2026
7.2 miliardë lekë për 41 mijë fermerë, AZHBR bën gati këstin e parë të subvencioneve

7.2 miliardë lekë për 41 mijë fermerë, AZHBR bën gati këstin e parë të subvencioneve

August 5, 2026
Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares si shitës kokaine: Më shkarkuan nga puna…

Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares si shitës kokaine: Më shkarkuan nga puna…

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com