• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rregullat e pritjes dhe kufizimet/ Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo kafe

by Java News
20/08/2021 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas zbarkimit në territorin e Shqipërisë, refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale, restorante etj.

Neni 46 i ligjit të ri për azilin parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes së refugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik. Pra, nëse refugjatët afganë do të përbëjnë shqetësim për rendin dhe sigurinë në zonat ku do të strehohen, atyre do t’u ndalohet dalja jashtë qendrës së pritjes.

Ligji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rreziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proceduat për kthimin e tyre. Ligji për azilin e miratuar në 1 shkurt të këtij viti, parashikon edhe masat e plota të kufizimit të lëvizjes nga refugjatët politikë që pranohen në Shqipëri, përkohësisht apo me afat të pacaktuar.

Organet përgjegjëse për azilin, sipas rrethanave, mund të vendosin ndalimin e lëvizjes nga qendra e pritjes të një apo më shumë refugjatëve, ndalimin e lëvizjes në një zonë të caktuar, detyrimin për t’u paraqitur në polici në kohën e caktuar, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit ose akomodimin në qendrën e mbyllur për të huaj.

Qendra e mbyllur për të huaj është një lloj paraburgimi për individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri si edhe për azilkërkues potencialë. Kjo strukturë është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Krahas kufizimeve të mundshme, refugjatët politikë afganë kanë edhe disa të drejta të garantuara me ligj. Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale./shqiptarja.com

/m.j

Next Post
VIDEO me Priftin dhe darka me Metën para gjyqit/ Berisha justifikohet: S’mund t’i bëja prokurorin, dha dorëheqjen. Ekspertiza në Londër ishte…

Pse është ngazëllyer rrethi i Berishës dhe Metës nga rikthimi i talebanëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com