• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse është ngazëllyer rrethi i Berishës dhe Metës nga rikthimi i talebanëve?

by Adriatik Doçi
20/08/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Rënia e Afganistanit në duart e talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane, ka prodhuar një ngazëllim në rrethin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët i pret një vjeshtë e vështirë përballje me amerikanët. Ndërsa vetë Berisha dhe Meta po tregohen të kujdesshëm me komentimin e krizës në Afganistan, deputetë dhe gazetarë pranë tyre, e kanë lexuar kontrollin e Afganistanit nga talebanët pas 21 vitesh, si një dështim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, amerikanët do të dështojnë edhe në Shqipëri, duke iu referuar investimit të tyre për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Berisha dhe Meta e shohin si fundin e tyre politikë. Akuzat e rrethit të Berishës dhe Metës për dështim të SHBA në Afganistan, vijnë në një kohë kur ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti, PD-ja dhe rrjedhimisht nga politika.

Sulmet nga aktorë të ndryshëm të Tiranës kundër SHBA vijnë gjithashtu në kushtet kur Ilir Meta është shkarkuar si President edhe për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, sidomos pas sulmit të çmendur natën e 23 prillit 2021.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i rreshtuar kundër ultimatumit të SHBA për të fundin politik të Berishës, shkruan se “Dështimi tragjik në Afganistan i Perëndimit mund të shërbejë si një “kambane” e fortë shkundjeje edhe ndaj Shqipërisë!! Në fakt ajo çfarë ndodhi, po ndodh e do të ndodhe është e do të jetë tashmë një proces i gjatë, i vështirë, jo thjesht rajonal, por edhe gjeopolitik me pasoja negative e aspak te dëshirueshme në të gjitha aspektet”.

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë së LSI-së, në kuadër të valës së kritikave ndaj SHBA dhe kundër strehimit të afganëve që rrezikohen nga talebanët, shkruan se “ Dy “suksese” sinjifikative Amerikane në Afganistan: 1. Gjeti 34% të popullsisë të varfër dhe e la me 55% numrin e të varfërve. Me gjithë 2.2 trilion dollarë të harxhuara dhe me një rritje të kapitalit të huaj atje me 7 fish, nga sa ishte në 2002! 2. Gjeti vetëm 8000 ha të mbjella me opium dhe e la me 224 000 ha tokë të mbjellë me opium! Dhe droga e Afganistanit ndiqej kudo në botë, edhe në Shqipëri, vetëm aty ku prodhohej jo! Më keq akoma, nga droga e Afganistanit financoheshin armiqtë e Amerikës. Armiqtë që as janë ‘non grata’ e madje as Twitter nuk i bllokon…”.

Analisti Andi Bejtja, një nga themeluesi të një televizioni të Familjes Berisha dhe i rreshtuar pranë LSI, shkruan ndër të tjera se “Situata bëhet edhe më dramatike, këto orë, kur po kuptohet më qartë se kurrë anembanë Globit se Afganistanin e bën lesh e li, pikërisht ai Koalicion dhe ato forca që valëvitnin Flamurin e Demokracisë dhe të Lirisë… Dhe për këtë ka vetëm një rrugë: Transparencë, Transparencë, Transparencë. Transparencë për çdo detaj, përgjigje për çdo pyetje, për çdo paqartësi, për çdo pasiguri që ka të bëjë dhe me sigurinë Kombëtare. Përfshirje të çdo organi, të çdo mekanizmi të paracaktuar nga ligji për t’u përballur me këtë vendimmarrje”.

Ndërkaq, analisti Fatos Lubonja, ka analizuar se pse dështoi, sipas tij, SHBA në Afganistan. Lubonja del në konkluzionin se SHBA, si në Afganistan, ashtu si në Shqipëri, mbështet elitat e korruptuara. “Për mua nuk ka pikë dyshimi se një nga faktorët që i ka bërë afganët e thjeshtë e të shumtë të mbështesin talebanët në luftë me botën e qytetëruar nuk lidhet me dashurinë e tyre për burkën, që përmendet aq shumë këto ditë, apo për islamin fundamentalist, por me korrupsionin e elitave që kanë mbështetur amerikanët”, shkruan Lubonja.

Ndërkaq, gazetari i ‘Familjes Berisha’, Çim Peka, kritikon Lulzim Bashën për një qëndrim të nxituar pro strehimit të afganëve në Shqipëri, qëndrim i cili ishte në një linjë me qeverinë. Fushatës kundër SHBA dhe pritjes së afganëve i është bashkuar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Zyrtari partiak i LSI, një nga deputetët më pak të votuar në zgjedhjet e fundit, është përfshirë edhe në përhapje të lajmeve të rreme mbi ardhjen e afganëve dhe sigurisht kundër vullnetit të qeverisë për strehimin e tyre.

Next Post
“Jemi në kontakt me talibanët”, Biden: Amerikanët po lejohen që të shkojnë në aeroport

"Jemi në kontakt me talibanët", Biden: Amerikanët po lejohen që të shkojnë në aeroport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

June 26, 2026
Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

June 26, 2026
Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

June 26, 2026
Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

June 26, 2026
VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

June 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

June 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama reagon për Banjat e Bënjës: Po përhapet propagandë, projekti është për rigjenerimin e zonës

June 26, 2026
Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In