• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi prekës i të riut me SIDA/ ‘E zbulova kur isha 10-vjeç, marrëdhënia me të dashurën’

by Java News
01/12/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mësuar të jetojë  me këtë sëmundje vetëm kur ishte 10 vjeç. Ndonëse kishte lindur i infektuar, 21-vjeçari me Hiv AIDS, e ka mësuar shumë vonë problemin e jetës së tij. Kurioziteti për të mësuar përse merrrte medikamende në mënyrë periodike, ka detyruar prindërit që në moshën 10-vjeçare ti rrëfejnë atij problemin me të cilin do të duhej të mësohej përjetë.

Nuk ka shumë dëshirë të flasë për atë moment e as për shumë detaje të tjera por tregon se është mësuar të jetojë me këtë problem bashkë me gjtihë problematikën që gjen në shoqëri.

Një rrëfim i kursyer i 21-vjeçarit të infektuar me HIV AIDS (nën kujdesin e Olimbi Hoxhaj, Drejktore e Ekzekutive e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV-AIDS) vjen në një intervistë të dhënë për 27.al. 

Sa vite keni i infektuar? Si e zbuluat dhe si e përjetuat?

Që nga lindja , pra plot 21 vjet. Zbulimi dhe njohja me këtë të vërtetë ndodhi kur isha vetëm 10 vjeç në kureshtje e sipër për medikamentet që po më jepnin për të pirë. Një kureshtje fëmije, më shumë naive që përfundoi në një shndërrim emocional dhe në një ndjesi të çuditshme që sot e kësaj dite ka ngelur si një pikënisje e re për jetën time.

E diskutoni me njerëzit këtë problem tuajin shëndetësor?

hivPërveç njerëzve që e marrin vesh në rrugë dytësore, unë këtë anë të jetës time e ndaj dhe e diskutoj vetëm me njerëz që kanë një lloj vlere të caktuar për mua.

Si reagojnë njerëzit kur e marin vesh… Ju largojnë, ju afrojnë, ndiejnë keqardhje?

Të them të drejtën kjo nuk dihet kurrë. Çdokush ka përjetimin e tij dhe vjen një moment që nuk  ka më rëndësi kjo pjesë, por rëndësi për mua ka vetëm mos-arritja ose shfaqja e mishërimit nga ana e individëve të njohur dhe të panjohur në përditshmërinë time. Unë dhe askush nuk e meritojmë mëshirimin, ndoshta vetem duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë sadopak nga ato që shpreh, flas dhe ndaj me të tjerët si përvoja.

Po me familjarët cfarë marrëdhënie keni. …Me kë jeni më i lidhur?

Një familje me probleme dhe lidhje të forta emocionale dhe harmonie siç është jeta dhe përditshmëria. Nuk lidhem mbas personave të caktuar, lidhem mbas momenteve të caktuara, me persona të ndryshëm.

Keni shumë miq?

Platoni thoshte që ata që thonë të vërtetën janë më të urryerit , keshtu që në rastin tim vlen fjala ‘”pak dhe saktë”.

Ke ndonjë mik tjetër të infektuar… Diskutoni me të për problemet shëndetësore që mund t’ju shfaqen?

Siç e thashë dhe më sipër për këtë problematikë nuk ke se për çfarë të flasësh , veçse për historikun ose për përjetimin e parë. Ndodh, dhe pastaj jeton ”normalisht” me një problem që fle gjumë brenda teje. Gjithsesi nuk njoh njerëz të afërt që të jenë të infektuar.

Je i dashuruar apo ke qënë ndonjëherë i/e dashuruar? Nëse po, me trego pak për marrëdhënien që kishit/keni?

Nuk jam eskapist që të merrem me të kaluarën, por që për momentin kam fituar lirinë e të njohurit të vetvetes në rradhë të parë e me pas të personit të jetës. Ndonëse problemi fle tek unë ashtu siç e vunë në gjumë brenda mendjes së tyre dhe ish-të dashurat e mia, një shije e çuditshme ndihet midis dy personave, pra ti mund të bësh gjithçka si një njeri normal por në mendjen e tyre ti ke diçka nga e cila sipas mendjelehtesisë së tyre nuk do shkëputesh kurrë.

Çfarë do bëjë ndryshe në jetën tënde nëse mund ta ktheje kohën pas?

Absolutisht asgjë, çdo gjë ka ndodhur që unë të mesoj se kush jam dhe se kush më rrethon, me këtë që kam apo pa këtë që kam.

27.al

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Ministri Tahiri takim me prokurorin antimafia të Leçes, Motta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In