• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i “Monstrës së Durrësit”: Aishja m’u lut që ta vrisja sepse s’donte të abortonte, dhe unë…

by Java News
07/12/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e dy fëmijëve nga babai i tyre në Korçë sjell në vëmendje krimet makabre që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit. Një prej tyre është edhe rasti i Xhafzotajt, ku 4 vite më parë 80-vjeçari Shaban Norja i preu kokën 18-vjeçares Aishe Vata me të cilën kishte një lidhje intime.

I cilësuar si “Monstra e Durrësit”, ai vuan dënimin me 25 vjet burg. Norja ka rrëfyer si ndodhi ngjarja në një intervistë për “NEWS 24” në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Norja thotë se ishte Aishja ajo që e luti ta vriste, pasi nuk pranonte që të abortonte fëmijën që e kishte me të.

Ju jeni dënuar nga drejtësia shqiptare 4 vite më parë për vrasjen e një vajze të re..Jeni penduar për këtë gjë?

Si nuk jam penduar! Kur e kam vrarë kam thënë çfarë bëra unë. Si ma mbushi mendjen ajo mua “më vrit ti mua që të shkoj në xhenet”. Jam çuditur. Tre netë dhe tre ditë ajo më ka marrë mua mbi 18 herë në telefon. S’kam fjetur gjumë fare.

A kishit ju një lidhje me Aishen?

Po.

Sa kishit?

Gjatë 3 muajsh apo 4 muaj.

Ku takoheshit?

Tek baçja ime. E kisha baçen e madhe.

Është folur në atë kohë që Aishja ishte shtatzënë?

Po po ishte shtatzënë. Ishte 3 muajshe.

Ishit ju baba i fëmijës?

Po pra. Nuk pranonte që të abortonte fëmijën për arsye se thoshte ‘nuk e vret nëna fëmijën’.

Ju ia kërkuat që të abortonte?

Po pra. Doja ta zhdukja këtë punë. Nuk pranonte kurrë.

Pse ia kërkuat? Nuk donit që të vazhdonte lidhja?

Nuk doja unë. Më vinte zor. Biles doja që ta ndërprisja lidhjen.

Kush kërkoi ta ndërpriste lidhjen?

Unë kërkova që ta ndërprisnin lidhjen.

Dhe çfarë ndodhi në këto momente?

Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo thoshte nuk e abortojë fëmijën. Këmbëngulte ‘nëna nuk aborton fëmijën’.

Ju donit që ta hiqnit?

Doja që ta hiqte, pasi dhe ajo mos të bëhej me fjalë. Biles ajo mos të bëhej me fjalë. Ajo nuk pranoi që të abortonte.

Të kërkonte që të martoheshit?

Jo asnjëherë.

Thjesht refuzoi të abortonte fëmijën…

Po ashtu.

Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi…

Ndodhi ajo që ndodhi.

E doja Aishen?

Sigurisht. Të them jo do të rrej. E doja kaq shumë sa nuk e ke idenë. Ndaj i thosha, që ‘më mirë abortojmë fëmijën dhe vazhdojmë’. Këmbënguli: “o më vrit o s’ka”.

A ka pasur grindje mes jush?

Asnjëherë nuk kemi pasur debat. Ndaj dhe më vjen keq. Ajo vinte duke qeshur dhe duke folur tek unë.

Ju ishit i ndërgjegjshëm? Pasi ishit burrë në moshë dhe ajo një vajzë e re…

Të thash pra, ai ishte gabim, ishte i imi. Kjo që ka ndodh iku tani, mua më vjen keq. Dhe për nënën e saj. (Qan) Kur e vret tjetrin duhet të revoltohesh. Por unë jo. Ndaj më vjen keq. Më vjen shumë keq biles. (Qan).

Vinë fëmijët t’jua takojnë në burg?

Po.

S’ju kanë mbajtur mëri për ngjarjen?

Jo jo. Jo vetëm fëmijët e mi, por dhe lagja më ka ardhur të më takojë. Edhe njerëz që kam pasur muhabet. Nuk e di se pse e bëra. Nuk kam rrahur as një fëmijë. Një kalama nuk kam rrahur. Gjeta dy fëmijë duke marrë hurma, dhe ata u frikësuan se do i rrija. Unë i mora dhe i këshillova që kur të piqen do ju jap nga një arkë.

Sherre me ju ka pasur?

Asnjëherë.

Edhe kur ajo nuk refuzonte të abortonte?

Asnjëherë. Unë doja ta bindja jo që të kishte grindje. Por nguli këmbë dhe thoshte ‘Nuk e vret nëna fëmijën. Më vrafsh ti mua. Po të më vrasë baba do shkoj në xhehenem, po të më vrasësh ti do shkoj në xhenet.

Next Post
“Si e refuzuam Sali Berishën më 9 dhjetor 90′ në Qytetin Studenti dhe çfarë bëri ai kur i thamë komunist”

"Si e refuzuam Sali Berishën më 9 dhjetor 90' në Qytetin Studenti dhe çfarë bëri ai kur i thamë komunist"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com