• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i ish-atashehut: Si më kërkuan të trafikoja heroinë me makinën e ambasadës

by Java News
29/10/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë, Hajro Limaj, në një rrëfim për gazetën “Shekulli” tregoi se makinat e ambasadës së Shqipërisë në Ankara, janë përdorur për të trafikuar drogën në linjën Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. Limaj tregon një rast në marsin 1997 kur një shtetas turk i kërkoi që të shkonin bashkë me makinë deri në Shqipëri, thjesht për xhiro, por në rrugën e dytë do të përdorej për të kaluar drogën e shtrenjtë.

Ata i premtuan se ai do të pasurohej, siç ishin pasuruar diplomatët e tjerë shqiptarë përpara tij. Limaj thotë se nuk e pranoi ofertën e turqve që kërkonin përdorimin e makinës me imunitet diplomatik, pra që nuk kontrollohej në dogana, si mjetet e tjera. Pas bisedës, kujton Limaj, ai u bë më i kujdesshëm dhe nuk lejoi që të lëvizej makina pa lejen e tij, edhe pse ato e bënin këtë shpesh, ndërsa disa diplomat kishin arritur, çuditërisht, të çonin edhe familjet në SHBA, ku arraiseshin edhe vetë më pas.

Rrëfimi i ish-atashehut
Ishte marsi i vitit 1997, kur Shqipëria përjetonte kaosin e rëndë të krizës së firmave piramidale. Kanalet televizive të Turqisë gjatë gjithë kohës jepnin lajmet të shoqëruara me revoltat dhe përplasjet e popullsisë me policinë, veçanërisht në Vlorë. Një prej këtyrë ditëve më ra telefoni i zyrës. Një qytetar turk, që dinte edhe pak shqip, më kërkoi të pinim një kafe. E pranova ftesën me mëdyshje, por fakti që dinte pak shqip më shtyu të shkoja në këtë takim. Ai nuk kishte ardhur vetëm. Mbasi u ulëm m’u prezantuan dhe më thanë se punonin shpesh me Shqipërinë. Duke pirë kafetë, njëri prej tyre më propozoi që me makinën time me targa dhe imunitet diplomatic, një nga ditët e afërta, të udhëtonim në drejtimin Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë.

“Do të shkojmë për një xhiro, herën e parë – më tha. Do të kalojmë një udhëtim të këndshëm turistik. Kur të kthehemi do të të qerasim, edhe pse ne nga kjo rrugë nuk do të fitojmë gjë. Ndërsa herën e dytë ne do të të pasurojmë, siç kemi pasuruar të tjerët para teje”. Me qetësi u ngrita dhe pagova kafetë, duke iu shprehur keqardhjen me veprimtarinë që merreshin. U thashë prerë: “është hera e parë dhe e fundit që takohemi. Me mua nuk mund t’i bëni këto punë të pista!” Njëri prej tyre qeshi dhe vazhdoi:” Epo diplomatët e tjerë që shkuan në Amerikë me se u pasuruan?”.

Ç’ është e vërteta ndonjë herë dyshoja nga lëvizjet e shpeshta të makinave diplomatike jashtë Ankarasë. Edhe për faktin se ku i gjetën ato sasi parash që njeri dërgonte gruan me vajzën në Amerikë, tjetri dërgonte familjen e pastajarratisej edhe vetë. Ndonjë përplasje midis tyre kishte të bënte pikërisht me frikën e dekonspirimit apo rivalitetit të fitimit. Të gjitha këto dyshime të mëparshme më kishin detyruar që makinën diplomatike, që kisha në përdorim, të mos ia jepja askujt tjetër. Madje, një herë përplasja qe aq e madhe sa informova ministrin e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe emërimet partiake të diplomatëve detyrimisht vinin në pikëpyetje shumë gjëra. Ashtu siç ndodh edhe me qeveritarët që i emërojnë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë. Duke parë e dëgjuar së çfarë bëjnë në Shqipëri qeveritarët, shtetarët dhe politikanët, se sa të pasur janë dhe çfarë makinash luksose e shumë të shtrenjta përdorin fëmijët e tyre, ndonjëherë djali më thotë “Të rroftë puna dhë nderi” se ata jetojnë si lordë apo sheikë!” Unë e dija dhe e kuptoja që po të kisha pranuar dhe të isha futur në linjën e trafiqeve nga Turqia sot do të isha i pasur, si ata që u pasuruan në ato kohëra dhe më vonë. Nuk mund të mos kujtoj se disa, pikërisht me linjën e Turqisë, janë bërë deputetë e ministra, kanë ndërtuar shkollat më luksoze apo komplekse tregtare, televizive, etj. Por, edhe pse është ky realitet tronditës dhe i frikshëm kriminalizimi në politikën dhe shtetin shqiptar unë i gëzohem një jete normale me të ardhurat, që kam marrë e marr nga shteti në formë pagash dhe tani pensioni.

Fuqia e krimit
Nuk jam pishman dhe nuk mund ta ndryshoj karakterin tim. Ndoshta në këto kohëra paraja është parësore dhe të jep shumë shanse në të gjitha fushat, por, për mua paraja pa djersën dhe punën time, nuk mund të më jepte pasuri shpirtërore dhe mendore, vlerësime të shumta e të larta, respekt dhe mirënjohje. E kuptoj dhe e di mjaft mirë që shoqëria shqiptare është tronditur jashtë përmasave që mund të mendojë njeriu. Shkak i këtij shkatërrimi janë bandat dhe kriminelët që kanë pushtuar lidershipin e partive, kuvendin dhe qeverinë. Janë shumë pak ata që mund të më kuptojnë dhe të jenë të dakortsuar me opinionet dhe qëndrimet e mia larg mendësive dhe rrugëve të pasurimit të kundërligjshëm.

Next Post
Moderatorja e njohur: Më kanë kërkuar seks për karrierë

Moderatorja e njohur: Më kanë kërkuar seks për karrierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH ngre alarmin: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

OBSH ngre alarmin: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

June 29, 2026
Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

June 29, 2026
Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

June 29, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

June 29, 2026
Qytetarët mblidhen në protestën e 30-ë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Qytetarët mblidhen në protestën e 30-ë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

June 29, 2026
ANALIZA E REL/ A do të bëhet Aleksandar Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

ANALIZA E REL/ A do të bëhet Aleksandar Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

June 29, 2026
Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

June 29, 2026
“Epsteini” ynë

Iluzioni i forcës që po shpërndan urrejtje

June 29, 2026
Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

June 29, 2026
“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In