• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfimi i Xhufit: Historia e 14 infermiereve amerikane, që u shpëtuan në Shqipëri!

by Java News
06/08/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizanët gjatë periudhës në fillim të Luftës së Dytë Botërore pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë arritën që t’i shpëtonin jetën një ekuipazhi amerikan dhe t’i mbronin nga nazistët.

Historiani Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni tregoi për gazetarin Dritan Hila tregoi se kjo histori njihet mjaft në Amerikë pasi iu shpëtua jeta 14 infermiereve dhe ekipit që drejtonte avionin Dakota të asaj kohe, pasi u detyruan të ndalojnë në një nga liqenet e Belshit ndonëse ishin nisur me mision nga Bari, Itali.

Xhufi tregoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin të quajtur Çeste aty dhe ku avioni bëri stacionimin e parë pas defektit që pësoi, ndërsa në ndihmë i ka ardhur një komandant i Çetës Partizane dhe bariu i zonës, të cilët në bashkëpunim me të tjerë arritën që të dërgonin ekipin pas dy muaj në destinacion, duke kaluar nëpër male dhe t’i mbronin jetën 14 infermiereve.

“Është një histori e bukur që në Amerikë njihet shumë, sepse një avion Dakota të mëdhenj amerikan, u nis nga Bari me 14 infermierë dhe ekuipazhin rreth 5 veta, dhe aty në Lushnje mesa duket u godit nga artileria gjermane. U dëmtua avioni dhe bëri një ulje të detyruar në një nga liqenet e Belshit, në fshati të quajtur Çeste. Piloti me shumë aftësi planoi në breg të liqenit ku kishte shumë llucë për ta amortizuar goditjen dhe u ul pa shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një nga infermieret pas luftës ka bërë historikun e kësaj ngjarje, ka qene e pranishme. Por aty kishte vetëm një tufë delesh dhe një bari i cili iu afrua dhe i tha prisni se nuk dinte gjuhën dhe u kthye me një person me kalë.

Ky person ishte i veshur ushtarak dhe me yll partizan. Ishte komandant i çetës partizane të zonës së Belshit dhe dinte anglisht. Foli me ta dhe organizoi evaukimin e tyre, të 14 infermiereve që zgjati 2 muaj, nga Belshi nëpër male dhe kanë arritur këtu. Këtu kanë ardhur i kanë marrë dhe tërheqja e tyre u konsiderua si një fitore e madhe ushtarake. Për ngjarjen e tyre janë shkruar 4 vepra në SHBA u bë e njohur si një aksion në kohën e armikut, ishin 14 vajza.

3 prej tyre që ishin të lënduara i lanë në Berat. Në Berat në atë kohë ishte prezente Balli Kombëtar, madje me personin më të egër Kadri Cakranin. Amerikanët duke e ditur këtë i shkruajnë Mitat Frashërit një telegram dhe i thonë që 3 infermieret që kemi lënë në Berat mos të preken, realisht ato nuk janë prekur kanë ikur më vonë. Kurse grupi i madh është nisur prej këtu drejt Barit. Bashkëpunimi mes partizanëve dhe SHBA ka qenë i ngushtë, ky aksion është konsideruar mjaft pozitivisht. I siguronin ushqim dhe mbi të gjitha i ruanin në ato kohë të vështira”, tregoi Xhufi//m.j

Next Post
Foto/ Vesa Luma i tërbon keq serbët pas komenteve fyese: Çfarë race jeni ju, gjuha shqipe më e vjetra në botë

Ju duket e ndershme të këndoni këngët e mija në koncertet tuaja? Vesa Luma kritikë kolegëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com