• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i sanitares: Vjedhjen e sajuam me Alda Klosin, donte të fuste në burg ish-burrin

by Java News
17/10/2023 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjedhja e 550 mijë euro në shtëpinë e ish-drejtoreshës së Kabinetit të ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ka qënë një sajesë e ndërmjetësuar mes vetë pronares së shtëpisë Alda Klosi dhe pastrueses së saj, Rozeta Dobi.

Ora Newska publikuar rrëfimin e plotë të pastrueses më të famshme në Shqipëri, Rozeta Dobi, e cila ka treguar para hetuesve të prokurorisë së Tiranës, se gjithçka që ka ndodhur ishte një skenar i thurur mes dy grave.

Ku sigurisht qëllimi i Alda Klosit ishte për të akuzuar dhe më pas futur në burg, ish-bashkëshortin e saj, shtetasin Altin Klosi me të cilin ishte divorcuar prej disa vitesh.

Por konfliktet bashkëshortore kohët e fundit ishin rindezur pas grindjeve për mënyrën e ndarjes së pasurisë mes Aldës dhe Altin Klosit.
Sipas pastrueses, Altin Klosi e kërcënonte vazhdimisht Alda Klosin, ndaj dhe kjo vendosi të hakmeret, duke sajuar grabitjen dhe futjen e tij në burg.

Për në vend që dy zonjat, Rozeta Dobi dhe Alda Klosi përmes skenarit të vjedhjes së 550 mijë eurove të fusnin në burg Altin Klosin, ato prej 10 muaj janë arrestuar nga prokuroria e Tiranës dhe mbahen në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

Nga ky skenar nuk shpëtoi dhe Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, i cili vijon të qëndrojë në burg. Për të shpëtuar nga burgu djalin e saj, Rozera Dobi, në 3 shkurt 2023 vendosi të pendohet dhe bashkëpunojë me prokurorinë e Tiranës, duke treguar gjithçka që kishte kurdisur me Alda Klosin.

Në këtë dëshmi Dobi rëzoi totalisht dëshminë e parë të dhënë në prokurori, duke shtuar se:

“…po është e vertetë që kam dhënë deklarime të ndryshme, nga ato të herës së parë. Deklarimet që unë kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklaruese dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta. Ato i kam dhënë në atë formë, pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkeshortin , pasi ajo e donte patjetër në burg…”.

Në dosjen hetimore thuhet se në datën 3 shkurt 2023 e arrestuara Rozeta Dobi, ka shprehur vullnetin bashkëpunimin me organin e Prokurorisë, duke deklaruar të vërtetën se si realisht ka ndodhur, në lidhje me vjedhjen e banesës së Alda Klosit.

Dobi ndër të tjera ka deklaron se:

“…kam filluar punë si sanitare në banesën e Alda Klosit që prej pesë vitesh. Banesa e parë që kam filluar punë ka qenë ajo, në afërsi të “Mozaikut“ të Tiranës, e pikërisht përballë me banesën e vjetër. Ky pallat është pallat i ri. Në këtë banesë kam shërbyer për rreth dy vite. Pas kësaj periudhe kam shërbyer tek banesa tjetër, e cila është pallat i vjetër dhe ndodhet po në të njëjtin vend ku gjendet edhe banesa e parë. Tek banesa e vjetër kam shërbyer deri ditën që jam arrestuar. Deklaroj se në banesën e marrë me qira në Rr.”Kosovarëve”, kam punuar rreth dy muaj e gjysmë.

Deklaroj se tek pallati i ri ku ka banuar Alda Klosi, i cili gjendet afër “Mozaikut” të Tiranës, për herë të parë kam vënë re, sipër krevatit të mbuluara me batanije disa tufa në Lekë dhe Euro.I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin tek komoja e krevatit të Aldës. Pas këtij momenti kam telefonuar Aldën dhe i kam treguar se lekët dhe eurot që kishe mbi krevat t’i kam futur në sirtar tek dhoma e gjumit, ajo më është përgjigjur: “…faleminderit…”. Këtë fakt e kam konstatuar në fillimet e punës time rreth muajve të verës së vitit 2018. Pasi Alda, është larguar familjarisht nga kjo shtëpi, dhe pasi kanë vajtur tek banesa e vjetër, përballë, aty kam parë disa kuti me vlera të mëdha monetare në euro. 

Këtë fakt e kam konstatuar gjatë kohës së pastrimit të dollapëve. Për mënyrën e lëvizjes së tyre nuk kam dijeni se ku i merrte dhe ku i dërgonte ato Alda. Këtë konstatim e kam bërë rreth vitit 2021. Deklaroj se këto kuti me euro kanë qëndruar në këtë banesë deri nga fundi i vitit 2022. Eurot që gjendeshin në këto kuti, ishin të prerjeve të ndryshme nga 500 deri në 20 euro. Tek banesa e marrë me qira nga Alda Klosi në Rr. ”Kosovarëve”, gjatë kohës që unë kam pastruar në të, në fillim nuk kam konstatuar vlera monetare në Lekë apo Euro. Ditët e fundit të muajtit Dhjetor 2022, datë e saktë nuk më kujtohet, Alda ka bërë një bisedë me mua, dhe më ka kërkuar që unë ti mbaja në banesën time të gjithë shumën që është sekuestruar nga policia, pasi ajo kishte frikë nga ish -bashkeshorti, i cili e kërcënonte. Duke qenë se kisha vite që punoja në banesën e saj, pranova këtë fakt. 

Ajo më kishte treguar se eurot, dollarët gjendeshin në kasafortën brenda dollapit të rrobave. Kam marrë kasafortën, e kam futur në një çantë, kam zbritur poshtë, kam hipur në makinë me djalin dhe i kam çuar në banesën time, në “Unazë të Re”. Fillimisht kasafortën me gjithë euro, dollarë e kam futur në dollapin tim të rrobave. Lidhur me shumën që ka pasur kjo kasafortë nuk kam patur dijeni, pasi nuk i kam numëruar ndonjeherë. Pas një dite, kam menduar se ku t’i sistemoja në banesë, pjesën më të madhe i kam futur lart në tubin e aspiratorit të kuzhinës, ndërsa një pjesë tjetër, e kam vendosur në sirtarin tim në dhomën e gjumit, për t’i sistemuar edhe ato më vonë. Deklaroj se këto veprime i kam kryer e vetme…”.

Ndryshe nga ky rrëfim bashkëpunues me prokurorinë e Tiranës, në muajin Janar 2023, periudhë kur Rozeta është arrestuar nga Komisariati nr. 2, ajo ka treguar një version tjetër si më poshtë vijon:

“…unë e pranoj e kam bërë ketë veprim, pasi nuk kisha parë ndonjëherë një shumë aq të madhe dhe m’u errësuan sytë që të bëhesha mirë dhe të ndihmoja familjen time, pasi gjithmonë kemi qënë në varfëri. Ndihem shumë e penduar, do të doja shumë të ktheja kohën mbrapa dhe mos ta kisha bërë këtë gjë, jam ndjerë e penduar që në momentin e parë që i kam marrë, por nuk kisha si i rregulloja më gjërat. Askush nuk ka patur dijeni në familjen time për vjedhjen që unë bëra në familjen ku unë punoj. Me vjen shumë turp dhe me vjen shumë keq, që pa dashur është përfshirë dhe djali im. Vjedhjen e kam bërë vetëm unë dhe ai është i pafajshëm dhe unë e mora në qafë. Djali im e ka marrë vesh një javë përpara Vitit të Ri 2023, kur po rregulloja sirtarët në dhomën e gjumit dhe ai kaloi aty rastësisht dhe pa lekët dhe më pyeti. Unë i tregova të vërteten dhe ai me tha: “…çfarë ke bërë moj mama kështu…”.

/f.s

Next Post
Vrasja e policit në Veri/ Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për sulmin!

Nuk dekretoi kryeprokurorin e ri në Kosovë, kërcënohet presidentja Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In