“Të Paekspozuarit” emision i gazetarit Ylli Rakipi, sjell sot në mbrëmje në orën 20:45, një intervistë ekskluzive me deputetin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
Rakipi: Kokedhima , pse ju u perfshite ne politike ne menyre direkte?
Sigurisht qe ju vini nga nje familje e njohur me origjine te majte, ju keni edhe njerez te familjes te vrare ne Luften Nacional Clirimtare, keni qene funksionar i Rinise Komuniste ne kohen e dikatatures. Pse nuk u angazhuat qe ne vitet 90 ne politike?
Kokëdhima: Unë isha i përfshirë në biznes sapo u ligjërua iniciativa private dhe ekonomia e tregut në Shqipëri unë kam filluar aktivitetin privat ditën e parë që është dekretuar incitativa e lirë private në Shqipëri dhe punova disa vite, nuk mendoj se njeriu funksionon me plane të tilla, që thotë do punoj 10 vjet në biznes dhe në vitin kaq do të ndodhë kështu. E ardhmja nuk predikohet, thjesht ndodh ka disa rrethana.
Rakipi: Do të insistoj, a është zoti Edi Rama shkaku që ju i hytë politikës dhe ju u bëtë deputet i PS?
Kokëdhima: Edi Rama me ka ftuar në politkë në vitin 2013 e kam shpjeguar publikisht këtë gjë dhe unë kam hyrë në politikë si deputet i PS ,po kjo nuk është e panatyrshme për një person si unë. Kështu ka ndodhur.
Rakipi: Ju njiheni si nga njerëzit kritik për liderin e dikurshëm Fatos Nano, pse nuk ju pëlqendte?
Kokëdhima: Nuk ka lidhje me pëlqimin apo mos pëlqimin kur kam qenë kritik kam bërë edhe shpjegimin pse kam qenë kritik kam dhënë përmbajtjen. Ka një përmbajtje specifike dhe nuk do mundemi të përfshijme këtu këto historira. Por nëse do të bënim një vlerëism të përgjithshëm si për Fatosin dhe për Saliun do të thoja se mendoj jo vetëm që këta ishin 2 persona shumë mediokër në politkë por janë edhe dy përgjegjësit kryesor për dëshimitn e tranzicionit në Shqipëri, e shoh bashkë këtë gjë e shoh. Nuk nisem nga shije perosnale por thjesht nga pritshmëritë e qytetarëve dhe shoqërisë që kanë ndaj qeverisjes së tyer edhe këto 2 drejtues janë figuart që kanë drejtuar vendin këto 25 vjet. Janë dy perosnat që kanë udhëhequr dhe kush më shumë e kush më pak kanë pergjegjesira të mëdha, nuk janë të njëjta nuk i vënë në një balancë Saliun me Fatosin pavarësisht sa kritikë jam unë me Fatosin, por tranzicioni i Shqipërisë është i dështuar dhe kanë pergjegjes të dy.
Rakipi: Ne fillimet e veta, Edi Rama eshte angazhuar me PD. A do te shkonit ju aty nese Edi Rama do te ishte sot udheheqesi i PD?
Kokëdhima: Unë e kam dhënë përgjigjen time sa i përket Koço Kokëdhimës se si do ta zgjidhte një parti për të hyrë në politikë edhe kësaj nuk kam gjë për ti shtuar. Padyshim do zgjidhja PS por, sigusisht që po të kthehemi në kohë, edhe të themi cila ishte sjellaj jonë poltike ne 1992 unë them: Edhe unë kam mbështetur PD në 1992 dhe ky nuk është s’kam pse ta mbaj si ndonjë sekret sepse atij ishte një moment që kërkohej të bëheshin ndryshime thelbësore dhe këto kërkesa nuk ishin si kërkesa për të favorizuar partitë por ishin si kërkesa për të ndryshuar jetën e vendit jetën e popullit edhe ketu që ato ndryshime morën energji shumë më të gjëra sesa nga mbështetësit dhe anëtarët e PD
Nëse PD në këtë moment që themi do të ishte një parti e hapur dhe do të gjeneronte besim për mënyrën sesi do të qeveriste etj etj nuk është çudi që në atë parti ky zhvillim të ndikonte karierat politike që u zhvilluan në mënyra të tjera, pë përfhsirë emra tyë veccantë, do të ishte një histori tjetër dhe ndëkrohë që Partia Demokratike ra në duart e Saluit dhe vetëm emri i mbeti Demorkatike.
Rakipi: Ju jeni shumë i afërt i zotit Rama, a keni investuar ju që Edi Rama të marrë PS?
Kokëdhima: Ne nuk jemi bashkëpunëtorë sepse jemi miq, por jemi miq sepse bashkëpunojmë sepse ndajmë vizione të njëta për përbashkëta për çështje të ndryshme të ckatuara dhe miqësia ime me Edi Ramën është një miqësi e vjetër dhe nuk është miqësi që prodhon flirte as një miqësi që ne e përdorim për të bashkëpunuar për qëllime që s’janë në favor të shoqërisë dhe të interesit publik. Nuk është kështu.
Rakipi: Dy vjet dhe dicka me shume, PS qeveris me LSI-ne. A egziston tani ky koalicion z. Kokedhima?
Kokëdhima: Koalicioni mes PS dhe LSI është një koalicion shumë funksional ky është koalicioni që qeveris vendin.
Rakipi: Nuk duket kështu…
Kokëdhima: Pse si ju duket?
Rakipi: Duket i çarë Kokëdhima.
Kokëdhima: Unë i njoh që të dy edhe zotin Rama edhe zotin Meta madje i kam miq që të dy edhe dua t’ju them që ato janë shumë të pjekur dhe shumë serioz në përgjegjësitë që ushtrojnë si lidera të majtës së bashkuar. Janë të pjekur politikisht shumë të përgjëegjshëm dhe për mendimin tim e kanë ndërtuar këtë koalicion krejtësisht funskional, koalicionet nuk janë të thjeshta janë të vështira edhe një fmailje dhe një parti nuk është e thejshtë e kemi parë edhe në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Një shumicë qeverisëse sesa është një organizëm i gjallë.
Rakipi: Ju mendoni se ky koalicion nuk është I ftohur?
Kokëdhima: Koalicioni mes PS dhe LSI sic thashë është shumë funksional, është i votuar për të qeverisur si koalicion. Partitë tona kanë bërë një koalciion para zgjedhor janë votuar si të tilla nga populli me një votë plebishtiare dhe keto dy parti e kanë manifestuar të gjtihë këtë përgjegjësi plotësisht në ushtrimin e pushtetit.
Rakipi: Mendoni se në 2017 PS-LSI do të shkojnë sërish bashkë?
Kokëdhima: Nuk di të bëj predikuesin nuk dua, po di të them që koalicioni mes PS dhe LSI është një koalicion që do të qeverisë gjatë edhe pse juve mund tju duket një koalicion I ftohur ose përçarë, është që po ju them se do të jetojë gjatë. Mos kini dyshim dhe më besoni edhe mua, se Besa tha që babi e e sheh mirë të ardhmen, kështu do të ndodh Ylli, kjo nuk do të thtoë se koalicioni nuk ka sfida për të kaluar, ka nevojë që të përmirësohemi të vetëkorrigjohemi edhe kështu me rradh.
Rakipi: Pse keni bindje që do të jenë bashkë?
Kokëdhima: Nuk kam dyshim për këtë gjë se PS dhe LSI gjëja më e natyrshme që mund të thuhen janë për të qenë bashkë janë të dy parti të majta, liderat e e dy partive janë të shkollës së majtë shqiptare Ilir Meta. Dua të them, padyshim që këto dy parti në interesat elektorale janë edhe parti konkurrente sepse padyshim kjo është e vërtetë por kjo nuk do të thotë që këto parti nuk mund të bashëpunojnë, përkundrazi. Sfidat, për mua, më të mëdha të koalicionit tonë qeverisës nuk janë të lidhura me harmoninë mes dy partive tona, sfidat më të mëdha janë të lidhura me aftësitë tona për të përsorsur qeverisjen e vendit. Këto sfidat tona, janë të lidhura me përsosjen e qeverisjes dhe më aftësinë e partive tona për të vendosur në radhë të parë si proirtete interesat e përmirësimit të qeverisjes së institucionet mbi interesat elektrale të partive.