• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i ish-studentit që kaloi në kampin gjerman nga Greqia dhe Italia

by
26/08/2015 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfimi i ish-studentit që kaloi në kampin gjerman nga Greqia dhe Italia

Ish-studenti i psikologjisë tregon nga një kamp gjerman, të gjitha peripecitë e jetës, nga fakulteti në Tiranë, tek emigrimi në Itali apo Greqi dhe më pas kalimi për në Gjermani, për një shpresë për jetën. Klodjan Cara, 21 vjeç, ka rrëfyer për televizionin “Volksfreund” të gjithë kalvarin e tij.

Në kampin Pitburg, ai ka dhënë një intervistë, bashkë me disa azilkërkues të tjerë nga Siria dhe vende të tjera. Media gjermane shkruan se “shumica e njerëzve nga Kosova, Shqipëria, Siria dhe nga vende të tjera, që janë në një kamp refugjatësh në aeroportin Bitburg, janë të mërzitur. Ata thonë se ka shumë pak mësime gjermane dhe se procedura e azilit është e gjatë.

Në mënyrë që t’i shpëtojnë luftës apo varfërisë, ata kanë lënë çdo gjë pas dhe nisën rrugën për në Gjermani, me shpresën e një jete më të mirë. Ndërkohë, 347 refugjatë jetojnë në qytet-tendë në aeroportin Bitburg. Shumica vjen nga Ballkani, por edhe refugjatët e luftës nga Afganistani apo Siria janë atje”. Për shqiptarin, shkruhet se “21-vjeçari Klodjan Carja është i frustruar.

Ai iku nga Shqipëria sepse nuk gjeti punë. Ish-studenti i sociologjisë thotë se sulmet në supermarkete janë të përditshme. Më parë ai kishte punuar nga tre muaj, çdo vit, në Itali ose Greqi, për të gjetur para për studimet në Shqipëri”. Carja thotë se “unë nuk kisha asnjë alternativë, vetëm të shpëtoja në Gjermani.

Për pesë javë kam jetuar në qytet-tendë në aeroport. Pse gjermanët pranojnë që ne të jetojmë këtu në tenda pa një çati mbi kokë? Nuk është bukur këtu, mërzitem”. Ai duhej të presë deri në tetor për intervistën me autoritetet. Atëherë ai ka një takim me Zyrën Federale për Migracionin në Trier, në të cilën ai mund të shpjegojë kërkesën e tij për azil. “Unë dua që të punoj, pa marrë parasysh se çfarë dhe të mësoj gjermanisht. Duhet të paktën dy orë mësim gjermanisht në ditë”.

Next Post

Ja çfarë nuk duhet postuar në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com