• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja çfarë nuk duhet postuar në facebook

by
26/08/2015 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja çfarë nuk duhet postuar në facebook

Facebook është një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe për më tepër është kthyer në një trend për të vendosur të dhëna të shumta që lidhen me privatësinë. Ne shpesh postojmë një sërë detajesh intime rreth jetës sonë që normalisht nuk duhet t’i ndajmë me askënd tjetër.

Mendojmë se për sa kohë që të dhënat e privatësisë sonë janë të vendosura në rregull, jemi të sigurt dhe rehat me rrethin tonë të miqve. Por, llogaria e miqve tanë mund të jetë hakuar kur ata kanë instaluar një aplikacion mashtrues, ose nëse ata e ndajnë atë me ndonjë mik, apo më keq akoma nëse kanë harruar pa i bërë “Log out” asaj në kompjuterë apo telefonat e të tjerëve. Të dhënat që duhet të bëjmë kujdes në publikimin e tyre janë:

Datën e plotë të ditëlindjes suaj apo e familjes

Të gjithëve na pëlqejnë urimet e ditëlindjeve nga miqtë tanë në Facebook. Kjo na bën të ndiheni më mirë duke e ditur se njerëzit kujtohen për ditët tona të veçanta dhe kujdesen që të na dedikojnë një urim special. Problemi qëndron në faktin se kur ju listoni ditëlindjet tuaja jeni duke i dhënë hajdutëve 3-4 copëza të informacioneve personale që atyre u duhen për të vjedhur identitetin tuaj. Më e mira do të ishte që të mos e shfaqni fare datëlindjen, por nëse nuk mundeni, të paktën lini pa bërë publik vitin e lindjes. Miqtë tuaj të vërtetë do ta dinë këtë informacion gjithsesi.

Statusin tuaj social

Nëse jeni në një marrëdhënie ose jo, më e mira do të ishte të mos bëni publike asgjë. Gjahtarët do të duan të dinë nëse ju jeni rishtazi ‘single’. E nëse ju e ndryshoni statusin social duke specifikuar ‘single’, kjo i jep atyre dritën jeshile që po kërkonin. Kjo i lë gjithashtu atyre të kuptojnë se ju jeni vetëm në shtëpi, përsa kohë që partneri juaj nuk është më me ju. Më e mira e mundshme do të ishte ta lini të paplotësuar këtë të dhënë.

Vendndodhjen tuaj aktuale

Ka shumë njerëz që e dashurojnë opsionin e etiketimit në “Facebook”, që i lejon të tjerët të dinë se çfarë janë duke bërë ata 24/7. Problemi qëndron në faktin se më këtë ju sapo i keni thënë dikujt se jeni me pushime, udhëtim jashtë qytetit apo që thjesht nuk ndodheni në shtëpi. Idealja do të ishte që t’i hidhni fotot nga udhëtimi apo takimi që patët dhe të vendosni vendndodhjen kur të shkoni në shtëpi. I bëni xheloz ‘miqtë’ edhe në këtë formë!

Faktin se jeni vetëm në shtëpi

Është tmerrësisht e rëndësishme që prindërit të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të vendosin një status që janë vetëm në shtëpi. Ne mendojmë se aksesin për të lexuar statusin tonë e kanë vetëm miqtë tanë, por në të vërtetë ne nuk e dimë me saktësi se kush po e lexon atë. Adresa e mikut tuaj mund të jetë vjedhur, ai mund ta ketë harruar atë hapur në ndonjë qendër interneti apo në telefonin e dikujt tjetër.

Foto e fëmijëve tuaj duke etiketuar emrat e tyre

Ne gjithashtu postojmë foto të fëmijëve tanë dhe etiketojmë aty edhe miqtë, motrat, vëllezërit apo familjarët tanë. Ky lloj informacioni që qarkullon më pas edhe në profilet e personave të ‘tag-uar’ është ideal për hajdutët. Këta të fundit mund të përdorin këto lloj informacionesh për t’i joshur fëmijët dhe për t’i bindur ata se nuk janë persona të panjohur sepse dinë informacione të detajuara që i ndihmojnë të ndërtojnë një raport me fëmijët tuaj.

Next Post

Zëvendëskryeministri çek kërkon mbylljen e hapësirës Shengen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com