• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i dëshmitarit X, 18 gënjeshtrat e Albert Veliut që rrëzojnë përgjimin e PD

by Java News
18/05/2018 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfimi Albert Veliut, superdëshmitarit X të Partisë Demokratike, protagonist i audio-përgjimit të publikuar katër ditë më parë nga demokratët, mbart plot kontradikta dhe mashtrime. Rrëfimi i dëshmitarit të famshëm, përpos emrit dhe moshës, pothuajse nuk ka asnjë element të vërtetë, çka mbështet tezën se, përgjimi është një sajim për interesa të caktuara politike.

Dëshmia është e thurur keq dhe me nxitim, ku çdo fjali përgënjeshtron dhe hedh poshtë një fjali tjetër. Nuk e dimë pse gënjen, por historia e tij është ndryshe: Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005, por, sipas dosjes italiane të tij tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti. Nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti sëbashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë. Në atë dosje nuk u përmend asnjëherë emri i Agron Xhafës.

Po cilat janë kontradiktat dhe mashtrimet kryesore të dëshmitarit X?

1. Kontradikta e parë dhe më e rëndësishme konsiston në blerjen e 20 kg hashash. Albert Veliu thotë se është i varfër, por megjithatë ka blerë 20 kg hashash. Si mundet që një hallexhi të blejë 20 kg hashash me vlerë 20-24 mijë euro?! Ku është sot hashashi që ka blerë Albert Veliu? Kujt ia bleu dhe ku përfundoi?!

2. Dëshmitari X pretendon se nuk kishte qëllim për ta trafikuar hashashin, pasi kishte hequr dorë nga ky aktivitet i paligjshëm. Po si mund të shpenzosh 20-24 mijë euro për blerë hashash për argëtim, kur nuk ke qëllim trafikimi? Me çfarë i ka shlyer Albert Veliu paratë që ka marrë borxh për blerjen e hashashit, kur nuk e ka shitur apo trafikuar në Itali dhe në kushtet kur thotë se është hallexhi?

3. Dëshmitari X thotë se nuk do ta trafikonte hashashin, por në të njëjtën kohë thotë se ishte bërë gati për rrugë, por u ndalua pasi parti përmbytje. “Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje, deti ka qenë 7-8 ballë, më tha është vështirë, nuk vazhdohej më tej”. Nëse nuk kishte qëllim trafikimin, pse ishte përgatitur për rrugë? Nëse nuk do të binte shi atë ditë, a do ta trafikonte hashashin?

4. Kontradikta tjetër konsiston në alibinë e vënies në provë të Agron Xhafaj. Albert Veliu thotë se thjeshtë ka dashur ta vërë në provë Agron Xhafaj, pasi nuk ka patur qëllim trafikimin e hashashit. Nëse ka dashur që ta vërë në provë pse duhet ta blinte hashashin? Çfarë logjike do të kishte blerja e hashashit, kur ai paskërka pasur si qëllim thjeshtë ta provokojë?

5. Dëshmitari X i PD pretendon se i kishte mbetur qejfi, pasi kur ishte në burg, Agron Xhafaj nuk i kishte çuar një paketë cigare. Nëse i kishte mbetur qejfi për një paketë cigare, pse duhet ta vinte në provë Agron Xhafaj, duke konsumuar një vepër penale, siç është blerja e hashashit? Ku konsiston këtu akti i hakmarrjes për mosmirënjohje?

6. Dëshmitari X i PD thotë se Agron Xhafaj i ka ofruar punë për djalin. Ky pohim hedh poshtë pretendimin se Agron Xhafaj ishte treguar mosmirënjohës ndaj tij. Kur ka qenë në burg nuk i ka çuar një paketë cigare, por befas Agron Xhafaj qenka bërë zemërmirë dhe i ka ofruar punën për djalin.

7. Albert Veliu thotë se ka punuar në “grupin e Agron Xhafës” nga viti 2000 deri më 2002, ndërkohë që nga viti 2002 deri më 2009, kur, si Xhafa, ashtu edhe Veliu, kanë qenë në Shqipëri, duket se nuk kanë patur më asnjë kontakt. Kështu që nuk kuptohet se përse Veliu ka pritur ndonjë ndihmë në burg nga Agron Xhafa pas arrestimi ne 2009, duke qenë se me të kishte ndërprerë çdo bashkëpunim në fushën e drogës shtatë vjet para arrestimit të tij.

8. Kontradikta më e madhe dhe më alogjike ka të bëjë me përgjimin. Veliu thotë se përgjimin e ka bërë vetë Agron Xhafaj. Po pse Agron Xhafaj duhej të përgjonte veten e vet? Me ç’logjikë njerëzore mund ta përgjonte veten, aq më tepër në një aktivitet të paligjshëm?! Nga ana tjetër, pse Agron Xhafaj duhet të përgjonte një hallexhi, të cilin po i bënte nder?

9. Albert Veliu, një herë pohon se Agron Xhafaj ka përgjuar veten e tij, më pas thotë se Agron Xhafajn e kanë përgjuar të tjerët.

10. Një tjetër element i pabesueshëm ka të bëjë me pretendimin për ta paraqitur publikimin e regjistrimit si një sulm i Agron Xhafajt ndaj tij. “Shkoj te im bir, i kishte thënë shoku i Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit”, thotë Veliu.

11. Nëse Veliu qenka befasuar kur ka dëgjuar regjistrimin, si ra kaq shpejt në konkat me përfaqësuesit e PD dhe pse këta të fundit këmbëngulën që t’i ruanin anonimatin?

12. Nëse Veliu nuk e ka bërë përgjimin siç pretendon, pse erdhi për t’u rrëfyer në selinë e PD? Si ra përgjimi në duart e PD?

13. Në rrëfimin e tij, Albert Veliu thotë se ka hequr dorë nga aktiviteti i paligjshëm në vitin 2000, por të njëjtën kohë pohon se ka punuar me ‘grupin e Agron Xhafajt’ deri në vitin 2002. Diferenca nuk është dy ditë apo dy muaj, por dy vjet. Çfarë paskan bërë vallë dy vjet?

14. Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005 siç pretendon, por, sipas dosjes italiane të tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti.

15. Albert Veliu nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, siç pretendon, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti së bashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë.

16. Veliu nuk është dënuar me 18 vjet, as me 8 si pretendon ai, por dënimi për të ishte 5 vjet, me vendim të Gjykatës së Peskaras, marrë më 7 janar 2011. Albert Veliu e vuajti dënimin në Itali deri në gusht 2013, kur u dëbua drejt Shqipërisë në bazë të kërkesës së autoriteteve të Tiranës, të cilat, që nga viti 2009, kishin kërkuar ekstradimin e tij.

17. Një tjetër detaj i fshehur nga “dëshmitari X” është edhe ekstradimi nga Italia në vitin 2013, pasi ndaj tij ishte dhënë një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Vlorës për trafikim automjetesh. Kështu, më shumë se sa një super-trafikant droge, ai ishte i njohur në Shqipëri si një hajdut makinash. Megjithatë, në rrëfimin e tij, Albert Veliu, nuk e përmend aktivitetin e dytë të paligjshëm, krahas trafikut të drogës.

18. Në dëshminë e tij ritheksohet varfëria. Po a mund të jetë i varfër një person i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge, i përfshirë në trafik makinash dhe që blen 20 kg hashash me vlerë 20-24 mijë euro, thjeshtë për një provokim?!/shqiptarja

a.ç

Next Post
Trump takohet me Stoltenberg: Gjermania të paguajë më shumë për NATO-n

Trump takohet me Stoltenberg: Gjermania të paguajë më shumë për NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë!

October 29, 2026
“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

October 29, 2026
Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In