• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

by A. Q
29/10/2026 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt i dyshuar për borxhe të lidhura me drogën dyshohet se qëndron pas vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku në Itali.

Një 29-vjeçar italian ka pranuar para hetuesve përgjegjësinë për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se kishte vepruar nga frika për veten dhe familjen e tij. Pas vrasjes, ai dyshohet se ka fshehur trupin e shqiptarit në një pus dhe i ka vënë flakën automjetit të tij, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, Denaldo Maxhallaku ishte zhdukur mbrëmjen e 8 tetorit, pasi ishte larguar nga banesa e tij në Gatteo a Mare, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një lokal dhe do të kthehej më vonë. Që prej asaj mbrëmjeje, familja nuk kishte marrë më lajme prej tij.

Hetimet paraprake kanë zbardhur se 31-vjeçari ishte takuar me 29-vjeçarin italian në banesën e këtij të fundit. Gjatë takimit dyshohet se mes tyre ka nisur një debat për një borxh të lidhur me lëndët narkotike, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka pranuar përfshirjen në ngjarje, duke pretenduar se ishte ndier i kërcënuar.

“Kisha frikë për veten dhe familjen time”, mësohet të ketë deklaruar ai para hetuesve.

Pas vrasjes, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, trupi i shqiptarit është transportuar dhe fshehur në një pus betoni në zonën e Felloniche, në Longiano. Automjeti i tij është djegur, dyshohet me qëllim eliminimin e provave që mund të çonin te autori.

Trupi u gjet pas më shumë se 20 ditësh kërkimesh

Makina e Denaldo Maxhallakut ishte gjetur e djegur mëngjesin e 9 tetorit, disa kilometra larg vendit ku u zbulua më pas trupi i tij. Ky zbulim u bë një nga pistat e rëndësishme të hetimit për karabinierët italianë, të cilët kontrolluan për ditë me radhë zona rurale, kanale dhe puse.

Më 28 tetor, trupi i 31-vjeçarit u gjet në një pus në zonën e Longianos, rreth dhjetë metra në thellësi dhe i zhytur në ujë. Operacioni për nxjerrjen e tij kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe të ekipeve të specializuara.

Pranë vendit ku u gjet trupi, autoritetet sekuestruan edhe dy gëzhoja pistolete. Autopsia pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes dhe në verifikimin e rrethanave të krimit.

Denaldo Maxhallaku punonte si bojaxhi dhe jetonte në Gatteo a Mare. Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm një vjeçe. Në dëshminë e saj për mediat, bashkëshortja e ka përshkruar si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe punës, që e donte shumë vajzën e tij.

29-vjeçari italian është ndaluar dhe pritet të përballet me procedurat gjyqësore për vleftësimin e ndalimit. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivin dhe dinamikën e vrasjes, ndërsa përgjegjësia penale do të përcaktohet nga drejtësia italiane.

Next Post
“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In