Kjo intervistë, e realizuar nga Radio “Pendimi”, është më shumë se sa emocionuese teksa dëgjon këtë vajzë të vogël të tregojë për momentet e tmerrit gjatë luftimeve mes policisë e ushtrisë maqedonase me grupin e armatosur në “Lagjen e Trimave”.
“Kam mendu se po na vrasin. Pyeta nënën, o nënë a vrasin fëmijë?”, ka rrëfyer Zamira e vogël.
Vogëlushja nga Kumanova ka një porosi edhe për politikanët: “Kurrë nuk do merrni votat tona”, raporton zeri.