• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi/ Brenda ‘botës’ së Zelenskyt: Si tentuan rusët të më vrisnin mua dhe familjen time

by
29/04/2022 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e Volodymyr Zelenskyt ndryshoi plotësisht kur Rusia fqinje futi trupat në vendin e tij duke nisur një pushtim të paprovokuar. Që prej asaj dite asgjë nuk është më njësoj për Zelenskyn, presidenti që u kthye në simbol të mbrojtjes së vendit të tij.

Netët janë më të vështirat, kur ai shtrihet në krevat, ndërsa dëgjon ulërima fëmijësh, sirena sulmesh dhe telefoni i tij ende gumëzhinë. Ekrani e bën fytyrën e tij të duket si një fantazmë në errësirë, sytë e tij skanojnë mesazhe që nuk kishte mundësi t’i lexonte gjatë ditës.

Gruaja dhe fëmijët e tij, shumë nga këshilltarët, disa nga truprojat, ndodhen në bunkerë, ndërsa kërkojnë prej tij t’u tregojë më shumë, shkruan abcnews.al.

Brenda bunkerit të tij, Presidenti e ka zakon të shikojë agjendën e përditshme edhe kur dita ka mbaruar. Ai qëndron zgjuar dhe pyet veten nëse ka humbur diçka, ka harruar dikë. Në këtë mënyrë Zelensky ka bërë një rrëfim ndryshe për “TIME”.

“Është e kotë”, tha Volodymyr Zelensky në kompleksin presidencial në Kiev, jashtë zyrës ku ai ndonjëherë fle.

“Është e njëjta agjendë. E shoh që ka mbaruar për sot. Por e shikoj disa herë dhe ndjej se diçka nuk është në rregull. Nuk është ankthi ai që i mban sytë të mos mbyllen. Është ndërgjegjja ime që më shqetëson”, thotë ai.

“E lashë veten të fle, por tani çfarë? Diçka po ndodh tani. Diku në Ukrainë bombat po bien ende. Civilët janë ende të bllokuar në bodrume ose nën rrënoja. Rusët janë ende duke kryer krime lufte, përdhunimesh dhe torturash . Bombat e tyre po rrafshojnë qytete të tëra. Qyteti i Mariupolit dhe mbrojtësit e tij të fundit janë të rrethuar. Një betejë kritike ka nisur në lindje.” Mes gjithë kësaj, Zelensky, komediani i kthyer në President, duhet ende të mbajë botën të angazhuar dhe të bindë liderët e huaj se vendi i tij ka nevojë për ndihmën e tyre tani, me çdo kusht.

Jashtë Ukrainës, Zelensky tha: “Njerëzit e shohin këtë luftë në Instagram, në mediat sociale. Është natyra njerëzore.”

Presidenti rrëfen ditët e para të pushtimi. Në javët e para të pushtimit, kur artileria ruse ishte në distancë shumë të afërt nga Kievi, Zelensky rrallë priste lindjen e diellit përpara se të thërriste gjeneralin e tij të lartë për një raport.

Telefonata e tyre e parë zakonisht bëhej rreth orës 5 të mëngjesit. Më pas ata e zhvendosën bisedën pak më vonë, kohë e mjaftueshme që Zelensky të hante mëngjes, pa ndryshim vezë dhe të bënte rrugën për në dhomat presidenciale. Rrugët përreth kompleksit u bënë një labirint postblloqesh dhe barrikadash.

Momentin më të vështirë konsideron atë para lindjes së diellit më 24 shkurt, kur ai dhe gruaja e tij Olena Zelenska shkuan për t’u treguar fëmijëve të tyre se bombardimi kishte filluar dhe duhet ti përgatisnin ata të largoheshin nga shtëpia e tyre.

Vajza e tyre është 17 vjeç dhe djali 9 vjeç, të dy mjaftueshëm për të kuptuar se ishin në rrezik. “Ne i zgjuam,” tha Zelensky. “Kishte shumë zhurmë dhe shpërthime”, tregon ai i prekur.

Shumë shpejt u bë e qartë se rezidenca presidenciale nuk ishte vendi më i sigurt. Ushtria e informoi Zelenskyn se ekipet ruse të sulmit kishin shënjestruar për ta vrarë ose kapur rob atë dhe familjen e tij. “Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma”,  thotë Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit.

Të shtënat filluan rreth ndërtesës së qeverisë pasi u errësua në ditën e parë të luftës. “Rojtarët fikën dritat, sollën jelekët antiplumb dhe pushkët për Zelenskyn dhe dhjetëra ndihmës të tij”, kujton momentin.

E një prej zyrtarëve të paktë që ka ditur të përdorë armën ishte Oleksiy Arestovych, veteran i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës. “Ka qenë çmenduri fare”, tha Arestovych për Time.

Trupat ruse tentuan dy herë të futen në kompleks ndërsa familja e Zelensky ishte brenda.

Të nesërmen, pasi refuzoi ofertat përfshirë evakuimin e tij nga forcat amerikane dhe ato britanike, Zelensky doli në oborr për të filmuar videon tashmë të njohur me telefonin e tij.  Në atë moment Zelensky tha se tani është i vetëdijshëm plotësisht për rolin e tij në luftë.

“E kuptoni se ata ju shikojnë. Ju jeni simbol. Duhet të silleni ashtu siç sillet një lider i një shteti”, shtoi ai.

/b.h

Next Post
Zyrtarët ukrainas: Pushtuesit rusë po na vjedhin rezervat e grurit

Zyrtarët ukrainas: Pushtuesit rusë po na vjedhin rezervat e grurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com