Shkrimtari i njohur Islamil Kadare tashmë është bërë zyrtarisht edhe shtetas nga Kosova. Sot Presidentja Vjosa Osmani i ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë.
Teksa ka postuar edhe një foto ne rrjetet sociale, Osmani i uron mirëseardhjen shkrimtarit në familjen e madhe të Kosovës.
“Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën- thekson Osmani- duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun
POSTIMI I VJOSA OSMANIT
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”/m.j