• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrathët e drurëve, kalendari që dëshmon për ngrohjen globale

by A R
18/11/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë kërcënimit për ngrohjen globale, studiuesit janë të interesuar të dinë nëse ka pasur edhe në të shkuarën të tilla periudha mbi rruzullin tonë.

Një atlas i rrathëve të pemëve për botën antike, na ofron të dhëna qysh nga nisja e epokës sonë.

Këtë vit, kanë qenë shumë muaj ata që kanë sjellë me vete rekorde në temperaturat e ofruara.

Evropa ka tashmë 230 vite që regjistron në mënyrë sistematike të dhëna mbi motin në kontinent, por kjo është një periudhë fatkeqësisht tepër e shkurtër kohore për t’u marrë në konsideratë për të studiuar trendet e klimës, nëse kemi parasysh moshën e Tokës.

Shkencëtarët kanë gjetur një rrugë, që të paktën të rikonstruktojnë gjendjen e 2000 viteve të fundit mbi Tokë në lidhje me kushtet atmosferike e kësisoj të ndryshimeve klimaterike.

Për këtë, ata kanë vëzhguar me kujdes rrathët vjetorë të pemëve dhe kanë ndërtuar pas tyre harta të mirëfillta, sipas të cilave dëshmohet, se sa e thatë apo e lagësht për shembull, ka qenë vera në një vit të caktuar.

Një ekip kërkuesish nën drejtimin e Edward R. Cook nga Universiteti i Shtetit të Kolumbias ka përpiluar një atlas të tillë të formësuar nga harta të tilla për të ashtuquajturën “Bota Antike” në kontinentet: Europë, Afrikë, si dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai pasuron në fakt një atlas të tillë të ngjashëm me informacione për Amerikën e Veriut, që ka dalë në dritë qysh në vitin 2004, si dhe një tjetër për Azinë.

Cook dhe kolegët e tij nuk kanë marrë në shqyrtim vetëm rrathët vjetorë të pemëve, por edhe të dhëna të panumërta rrathësh pemësh të fosilizuara. Ata thonë se analizat e tyre dëshmojnë thatësirat e mëdha të viteve 1540, 1616, 1893 dhe 1921.

Gjetjet e Cook dëshmojnë edhe për periudhat ekstremisht të lagështa kohore të viteve 1315-1317 që kanë shkaktuar krizën më të madhe të urisë në Evropë për periudhën e Mesjetës. Një krahasim me atlasët për Amerikën Latine e Azinë dëshmoi veç të tjerash se mes shekujve të 11-të dhe mesit të shekullit 15, ka pasur qartësisht periudha më të gjata thatësire sesa në shekullin e 20-të.

Arsyet, shkencëtarët akoma nuk dinë ti shpjegojnë, por megjithatë atlasi i ri paraqet të dhëna që thjeshtojnë gjetjen e arsyeve për të tilla periudha thatësirash vdekjeprurëse.

ATSH

 

Next Post

Pranga 16-vjeçarit durrsak, goditi shokun me qytën e pistoletës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In