Policia e Durrësit bën me dije se një shtetas ka rënë nën pranga. Bëhet fjalë për Pëllumb Tuda, 46 vjeç, i cili sipas policisë akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe plagosje.
Mësohet se Tuda, pronar i disko ‘Colombo’ ka rragur një vajzë pasi kjo e fundit nuk pranoi të punonte si prostitutë. Vajza është dërguar në Qendrën e të Dhunuarve në Tiranës, ndërsa ajo punonte si banakiere në disko.
Në vitin 2013 Tuda mësohet të ketë plagosur edhe dy punonjës policie.