• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrahman Parllaku: Pse kërkova t’i hiqej titulli “Hero i Popullit” Enver Hoxhës!

by Java News
24/04/2018 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtaraku i vjetër tregon lidhjen me Enverin, por edhe pse eshte i vendosur që ai të mos kishte dekorata. Gjenerali 99-vjeçar Rrahman Parllaku duke folur në “Studio e Hapur” në Neës24 edhe për pasardhësit e ish-drejtuesve komunist, disa prej të cilëve janë sot në pushtet. Ai tha se nuk do të përziejë njerëzit që i shërbyen diktaturës me pasardhësit e tyre dhe as nuk i dënon. Ndërsa shtron pyetjen se çfarë bënë ata që nuk janë pasardhës të komunizmit?!

Çfarë mund të thoni për pasardhësit e atyre që dikur ishin në regjimin diktatorial që po qeverisin sot?

Eni unë po jetoj 100 vjetët dhe nuk dua të përziej njerëzit që i shërbyen diktaturës me pasardhësit e tyre. Nuk është e njëjta gjë. Nuk hyj t’i dënoj pasardhësit e tyre. Unë nuk dënoj ata që nuk kanë bërë faje ndaj popullit. Ka pasur edhe fëmijë që kanë dalë kundër prindërve të tyre. Ata që kanë përfituar nga prindërit e tyre do ruajnë kujtimet e prindërve të tyre, ata që kanë vuajtur nga regjimi do ruajnë kujtimet e tyre.

 

Mendoni që janë aty për shkak të prindërve, trashëgimisë?

Nuk mund të thuash…Ata ruajnë kujtimet për njerëzit e tyre dhe patjetër erdhën në pushtet kur kishin një moshë të pjekurisë. Duhet të kishin një analizë më të plotë për fajësinë e prindërve të tyre dhe jo gjithnjë kjo ndodh dhe veçanërisht tek ne që kemi pasur një trashëgim të patriarkalizmit. Këta fëmijë ndoshta mund ta ruajnë këtë patriarkalizëm por unë nuk mund t’i fajësoj. Edhe ata që nuk janë pasardhës të këtyre familjeve çfarë po bëjnë? Pse kur erdhën nuk i ruajtën dokumentet e komunizmit por i lanë të shpërdoroheshin.

Për Rrahmanin mund të kenë shkruar 30 gazeta por nuk kanë dalë çfarë ishin ata që i shërbyen diktaturës, çfarë krimesh bënë.

Kush i shpërdoroi dokumentet, kush i posedonte?

Ka edhe prej atyre që janë më prejardhje të personave të diktaturës që i përdorin për interesa të tyre në publikimin e shtypit dhe në emisione që janë marrë në dokumente që nuk duhet të shpërdoreshin por duhet të ruheshin për të bërë drejtësi.

 

Ju keni kërkuar që t’i hiqen të gjitha dekoratat Enver Hoxha?

Unë kam qenë drejtor i personelit në vitet 47-48 dhe atëherë janë dhënë në masë dekoratat. Dekoratat e Enver Hoxhës kam kërkuar publikisht. Nuk mund të kem dhe unë viktima dhe xhelatit i popullit ‘hero i popullit’. Unë po marr veten time nuk po marr ata që shkuan në plumb. Të njëjtat dekorata mban xhelati dhe viktima. Presidenti nuk ka të drejtë të heqë dekoratat por gjyqi ka të drejtë t’i heqë. Gjyqi nuk ua heq të vdekurit. I vetmi organ që kishte fuqi t’i hiqte dekoratat Enver Hoxhës dhe t’ia heqë është parlamenti.

Çfarë përgjigje morët?

Përgjigje mora nga kryetari i Kuvendit që më tha se asnjë nga krerët e grupeve parlamentare nuk ka kërkuar që të prononcohet.

Si u ndjetë për këtë përgjigje?

Si mund të ndihesh kur kërkon një të drejtë dhe nuk të jepet, dhe nuk të plotësohet. Nuk plotësohet në kushtet kur nuk ekziston diktatura. Po jetojmë në një vend që quhet demokratik. Akoma po ruhen nuancat e një pushteti diktatorial. Nuk them që në Shqipëri nuk është bërë gjë, është bërë boll. Edhe në kohën e diktaturës u bënë shumë, u bënë HEC-e, u thanë kënetat, u zhdukën sëmundjet. Edhe pas kësaj ata që u arratisën dhe vuajtën në dyert e botës e kanë ndërtuar e kanë bërë. Puna është sa ne e vlerësojmë këtë dhe sa shteti vetë përpiqet që t’i ndihmojë këtij zhvillimi.

Ju keni shprehur kritika për figurën e Enver Hoxhës dhe thoni se nuk pati rol konkret në luftën NAÇL. Pse ia doli t’i marrë të gjitha meritat dhe ia doli t’iu vrasë dhe burgosi të gjithëve?

Enver Hoxha është udhëheqës politik i luftës jo komandant. Si doli? Prapë është dora e jugosllavëve, manipulimi që ai pati aftësi. Arriti të fitojë besimin e tyre dhe doli në krye. Bashkë me Miladin Popoviç fitoi besimin e tyre dhe ai e nxori në krye të partisë sonë.

 

Gjatë kohës së diktaturës janë vrarë e burgosur të gjithë gjeneralët. Si ju mundi Enver Hoxha të gjithëve?

Duhet të keni parasysh se proceset nuk janë të një dite. Po ta merrni historikisht deri në gjyqin tonë asnjë nga ata që është dënuar nuk ka shkuar nga plenumi në burg. U përjashtua Sejfulla Malishova, e çoi ministër të arsimit, sa t’i binte nami si udhëheqës. U dënua Tuk Jakova, e bëri zv.ministër të financave pastaj e çoi në burg. Kjo ka shkuar brenda një rrethi të ngushtë që ishte byroja politike. (BalkanËeb)

Next Post
Roma shënon një gol nderi, pas pesë golave të Liverpool

Roma shënon një gol nderi, pas pesë golave të Liverpool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

June 19, 2026
Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

June 19, 2026
Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

June 19, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

June 19, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

June 19, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

Televizionet kërkojnë mish për lajme, jo transparencë

June 19, 2026
Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

June 19, 2026
Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Alarm klimatik global, meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

June 19, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Elektorati violet, blu etj, dhe gri

June 19, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In