Mesfushori i Kombëtares shqiptare Odise Roshi ka rrëfyer se në sfidën kundër Armenisë ka luajtur i dëmtuar.
“Kisha këputje në menisk në ndeshjen e fundit me Shqipërinë. Luajta në pjesën e parë me këtë problem, por nuk i tregova trajnerit pasi doja të isha në fushë.
Tani më duhet të qëndroj jashtë për dhjetë ditë, por për fat do të shmang operimin. Besoj sa ja vlejti qëndrimi në fushë”, ka thënë Roshi.









