• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

by E B
13/02/2026 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë pritet të përfundojë pa një pafajësi të plotë, por me një zbutje të mundshme të dënimeve. Ky është parashikimi i gazetarit dhe analistit të njohur Ben Andoni, i cili, i ftuar në emisionin “3D”, bëri një skanim të situatës, duke mos i kursyer kritikat edhe ndaj institucioneve të Kosovës.

Sipas Andonit, çuarja e ish-Presidentit Hashim Thaçi drejt Hagës nuk ishte thjesht një zhvillim juridik, por një goditje e mirëmenduar për ta eliminuar atë “fizikisht, moralisht dhe politikisht nga dialogu me Serbinë.”

Një nga pikat më tronditëse të analizës së tij ishte krahasimi i numrit të dëshmitarëve shqiptarë që po përdoren nga prokuroria. Andoni vuri në dukje një paradoks të dhimbshëm historik që po ndodh në dhomat e Gjykatës Speciale.

“Për Sllobodan Millosheviçin në Hagë pati 60 shqiptarë që dëshmuan kundër tij, ndërsa ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së janë 200 shqiptarë të sjellë nga akuza,” theksoi analisti.

Ai kujtoi se e gjithë gjeneza e kësaj gjykate – Raporti i Dick Marty-t – u ndërtua po ashtu duke u mbështetur në burime shqiptare, gjë për të cilën institucionet në Prishtinë duhet të ishin përgatitur shumë më mirë për mbrojtjen e krerëve të luftës.

Pjesa më kritik e fjalës së Andonit kishtetë bënte me qasjen e qeverisë aktuale të Kosovës ndaj të burgosurve në Hagë. Sipas tij, zyrtarët e lartë të shtetit jo vetëm i kanë parë me cinizëm këto figura, por i kanë dëmtuar ata.

Analisti solli në vëmendje një episod të rëndë diplomatik të ndodhur në Këshillin e Sigurisë në OKB.

“Rasti i zonjës Gërvalla në përballjen me Ivica Daçiç, kur ai e falënderoi publikisht për dosjen që kishte çuar kundër ish-krerëve të UÇK-së, është tregues,” tha Andoni.

Ai e cilësoi si “të frikshme” mënyrën se si kryediplomatja Gërvalla dhe Kryeministri Albin Kurti u janë drejtuar ish-krerëve të UÇK-së. Për më tepër, ai theksoi dështimin e Ministrisë së Jashtme për të përmbushur një detyrim minimal njerëzor: atë të lehtësimit të lidhjeve dhe vizitave të familjarëve me të paraburgosurit në Hagë.

Pavarësisht kësaj klime, Andoni e sheh si një zhvillim pozitiv faktin që, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, shoqëria në Kosovë ka nisur të flasë dhe të kërkojë drejtësi për këta “4 heronj”, duke e nxjerrë këtë çështje përtej narrativës së ngushtë partiake të PDK-së.

Next Post
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In