• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

by E B
13/02/2026 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane po i kushtojnë mjaft vëmendje investimit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Pas RAI 3 që i kishte kushtuar një reportazh në emisionin e njohur “EstOvest” edhe rrjeti më i madh Mediaset ka kthyer sytë nga Sazani.

Është emisioni “Realpolitik” që transmetohet çdo të mërkurë në “Rete4” që ka dërguar një grup xhirimi në ishullin e shkretë. Reportazhi mban titullin “Trumpët blejnë një ishull përballë Italisë”. (Shiko KETU videon e plotë)

Gazetari Dario Artale ka lundruar drejt Sazanit, por është detyruar të kthehet mbrapsht për shkak se persona në breg i komunikuan se “kjo mbetet një zonë ushtarake dhe është e hapur vetëm gjatë verës”. Në reportazh jepen të dyja anët e medaljes.

Fillimisht thuhet se bregdeti i Vlorës është tashmë një kantier i hapur dhe tashmë nuk synohet më turizmi masiv, por ai i luksit. Ndërtuesi Endri Kollozi rrëfen ndërtimin e një kulle 34-katëshe pranë bregdetit duke u shprehur se projekti është shumë ekskluziv, jo për të gjithë pasi edhe çmimet nuk janë të lira.

“Është një ishull i shkretë dhe tashmë do të bëhet një xhevahir. Direkt ose indirekt do të fitojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët” – thotë ai për projektin e Trump.

Më pas reportazhi zhvendoset edhe në Zonën e Mbrojtur të Zvërnecit, e cila gjithashtu do të preket nga projekti Kushner-Trump. Aty flet Melitjan Nezaj, ekologjist dhe aktivist i organizatës PPNEA.

“Është një projekt shkatërrues. Ndodhemi në brendësi të një zone të mbrojtur nga ligji shqiptar, por në fakt kanë arritur të influencojnë për të ndryshuar këtë ligj.

A është një projekt që lidhet me Donald Trump? Me shumë mundësi po. Të gjithë politikanët shqiptarë duan vëmendjen e personazheve kaq të fuqishëm. Dhe kjo ka padyshim një efekt.

A është fuqia e Trump më e madhe se ajo e natyrës? Po natyrisht. Është e lehtë për njerëz kaq të fuqishëm të ndikojnë në vende të varfra dhe në zhvillim. Natyrisht që një natyrë kaq e bukur nuk gjendet në shumë vende”, thotë ai.

Next Post
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In