Jemi mësuar ta shikojmë teksa shënon gola e jep spektakël në fushën e lojës, por Kristiano Ronaldo mesa duket ka edhe një tjetër talent – atë të këngëtarit.
Gjatë një udhëtimi me kombëtaren e Portugalisë, ylli i Realit të Madridit ka “shoqëruar” Rihanën në një duet me këngën “Stay”.
Videoja është pjesë e dokumentarit mbi jetën dhe karrierën e futbollistit, që pritet të shfaqet në kinema duke filluar nga e hëna.
https://www.youtube.com/watch?v=Fk7Fxraa-PM