• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Instituti i mishit në SHBA rrëzon konkluzionet e OBSH për mishin e kuq

by A R
07/11/2015 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Mishit në Amerikën e Veriut ka reaguar ndaj një deklarate të Agjencisë Ndërkombëtare të Hulumtimit mbi Kancerin, IARC, që klasifikonte mishin e kuq dhe atë të përpunuar si “rreziqe” për kancer. Sipas institutit, kjo deklaratë anashkalon atë që dihet në përgjithësi për çështjen dhe shpërfill studime të shumta që tregojnë se midis konsumit të mishit dhe kancerit nuk ka asnjë lidhje, apo të tjera që surgjerojnë përfitimet shëndetësore nga një dietë e balancuar që përfshin edhe mishin.

Instituti i Mishit deklaron se, të dhënat shkencore tregojnë se kanceri është sëmundje tepër komplekse, që nuk shkaktohet kurrësesi nga ushqime të caktuara dhe se një dietë e balancuar dhe mënyrë jetese e shëndetshme janë thelbësore për të patur shëndet të mirë.

“Ishte e qartë ndërsa shihje mbledhjen e IARC­së që shumë prej pjesëmarrësve po synonin një përfundim të caktuar, pavarësisht të dhënave të vjetra, të dobëta dhe jo serioze”, tha doktoresha Betsy Booren, zv/drejtoreshë për Çështjet Shkencore në Institutin e Mishit të Amerikës së Veriut. “Ata kanë manipuluar të dhënat për të siguruar një përfundim tendencioz. Mishi i kuq dhe i përpunuar renditen ndër 940 agjentët që sipas IARC kanë njëfarë “rreziku” teorik. Vetëm një substancë kimike, e pranishme në pantallonat e yoga­s është deklaruar nga IARC se nuk shkakton kancer”, vazhdon më tej dr. Booren.

Sipas IARC, mund të jesh i/e qetë gjatë kursit të yoga­s, por mos e thith ajrin (Grupi 1 i kancerogjenëve), mos u ul pranë një dritareje ku hyn dielli (Grupi 1), mos apliko Aloe Vera nëse digjesh nga dielli (Grupi 2B), mos pi verë apo kafe (Grupi 1 dhe Grupi 2B), mos ha ushqime zgare (Grupi 2A) dhe nëse je një berber/parukiere apo ke punë me turne (të dyja Grupi 2A), është koha të ndërrosh karrierë. Panelit të IARC iu kërkua detyra e thjeshtë për të zbuluar rreziqe të mundshme që mishi mund të shkaktojë në sasi dhe në rrethana të caktuara, por nuk ju kërkua që të konsiderojë edhe përfitimet nga mishi, që janë më të mëdha se rreziqet e përmendura. Për shembull: vlerat ushqyese të mishit, apo komplikimet që organizmi ka nëse redukton më shumë sesa duhet, apo e shmang mishin nga dieta e përhershme.

“Ata që ushqehen sipas një diete mesdhetare hanë dyfishin e sasisë së rekomanduar të mishit të përpunuar. Por vende të tilla me dietë mesdhetare si Italia, Franca dhe Spanja kanë gjithashtu ndër popullsitë më jetëgjata në botë dhe me shëndet të shkëlqyer”, nënvizoi më tej dr. Booren.

Sipas saj, vendimi i IARC thjesht nuk mund të aplikohet tek shëndeti i njerëzve sepse merr në konsideratë vetëm një pjesëz të së tërës: riskun teorik. “Por risqet dhe përfitimet duhen analizuar së bashku përpara se t’u thuhet njerëzve çfarë të hanë, pinë, marrin frymë, apo ku të punojnë”, tha ajo.

Next Post

Vjeshta e Armina Mevlanit... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In