• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis stërvitja ushtarake Shqipëri-Britani, Vëngu: Jemi nyje logjistike për operacionet e NATO-s

by A R
24/09/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupat ushtarake të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe janë duke zhvilluar në vendin tonë stërvitjen e përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur në kuadër të stërvitjes së përbashkët ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu tha se këto ndërveprime krijojnë një shembull të qartë të fokusit të vendeve tona në përmirësimin e kapaciteteve, gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës, që është jetike në përgjigje të realitetit të sigurisë në rajonin tonë, por edhe si pjesë e NATO-s.

Duke vendosur theksin tek lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, Vëngu nënvizoi se jemi në kushtet kur  një mbrojtje moderne kërkon një infrastrukturë të plotë dhe më të mirëmbajtur, ndaj Shqipëria ka nisur punën për rijetëzimin e industrisë ushtarake.

“Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë, në një kohë kur Europa Juglindore është vazhdimisht nën kërcënimin e influencave malinje që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe për të arritur këtë duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë“, tha ministri i Mbrojtjes.

Vëngu deklaroi se forca jonë qëndron te uniteti dhe përkushtimi për të mbajtur larg aktorët dashakeqës dhe kjo do të realizohet duke qëndruar në kursin euroatlantik.

“Korridori “VIII Response” tregon jo vetëm rritjen e aftësive tona ushtarake, por edhe rolin e Shqipërisë si një nyje logjistike për operacionet ushtarake. Në samitin e NATO-s, vendi ynë së bashku me Bullgarinë, Italinë e Maqedoninë e Veriut ndërmorën një hap të rëndësishëm me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake të trupave të NATO-s përgjatë Korridorit të VIII”, theksoi Vëngu.

Shqipëria, tha Vëngu, konfirmon përkushtimin e plotë për të çuar përpara planet e zhvillimit infrastrukturor. Për të provuar këtë sipas ministrit mjafton të shohim projektin për infrastrukturën portuale në kompleksin Porto-Romano, si pjesë jetike për të hyrë në Korridorin VIII për një logjistikë dhe lëvizshmëri operacionale të rrjedhshme në të gjithë rajonin.

“Nuk mund të ketë stërvitje që nuk i përgjigjet realiteteve dhe realiteti është që zinxhirët e furnizimit në mbarë Europën Juglindore kërkohet të sigurohen, të jenë më të rrjedhshëm e më të qëndrueshëm, dhe ne mendojmë se Shqipëria ka një vlerë të shtuar në këtë plan të Aleancës”, u shpreh Vëngu.

/a.r

Next Post
Eridian Salianji largohet pas 15 vitesh nga KQZ, mësohet emri nga PS që e zëvendëson

Eridian Salianji largohet pas 15 vitesh nga KQZ, mësohet emri nga PS që e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In