• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet bilanci i viktimave në Liban nga bombardimet izraelite, mbi 558 të vdekur, mes tyre 50 fëmijë

by A R
24/09/2024 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e viktimave dhe të plagosurve në Libanin Jugor nga bombardimet izraelite janë rritur ndjeshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit numri i viktimave ka shkuar në 558 persona, mes të cilëve janë 50 fëmijë dhe 94 gra. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur 1835 persona, të cilët po trajtohen në 54 spitalet e vendit.

Mes të vrarëve janë edhe 4 mjekë ndihmës, ndërsa 16 nga punonjësit e spitaleve kanë mbetur të plagosur. Kjo ditë është cilësuar si një nga më vdekjeprurëse në Liban që nga 2006.

Sulmet izraelite kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, veçanërisht në Libanin jugor. Numri i njerëzve të zhvendosur në vend gjatë 24 orëve të fundit, nga zonat e prekura nga sulmet izraelite, ka arritur në 16500, ndërsa mbi 150 shkolla janë kthyer në strehimore.

Izraeli ka zhvilluar këtë të martë bombardimet për të dytën ditë radhazi, ndërsa shprehet se do të “përshpejtojë veprimet sulmuese” në Liban.

“Ne nuk duhet t’i japim Hezbollahut pushim. Ne do të vazhdojmë të operojmë me forcë të plotë. Situata aktuale kërkon operacione intensive të vazhdueshme në të gjitha frontet” tha shefi i  Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

Për sulmet në Liban ka reaguar edhe Ministria e Jashtme palestineze duke thënë se zgjerimi i konfliktit nga ana e Izraelit synon “të largojë vëmendjen globale nga lufta e shfarosjes dhe zhvendosjes” kundër popullit të Gazës.

“Ndërsa sulmet ndaj shkollave dhe strehimoreve vazhdojnë në Gaza, Izraeli po punon për të izoluar popullin tonë dhe të kryejë më shumë krime masive”, tha ministria në një deklaratë në rrjetin social X.

/a.r

Next Post
“Jo në emrin tim!”, Sovraniteti i Urdhrit Bektashian, shoqatat dhe shoqëria civile protestë para KMSH

"Jo në emrin tim!", Sovraniteti i Urdhrit Bektashian, shoqatat dhe shoqëria civile protestë para KMSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com