• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roland Bejko: Kemi filluar të bëhemi pishman që e kemi mbështetur Berishën gjatë këtyre viteve

by
18/01/2022 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha për luftën e ashpër ndër radhët e demokratëve.

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”,Bejko akuzon ish-liderin historik të së djathtës se kërkon të rikthehet në krye të kampit blu përmes dhunës.

“31 vite pas pluralizmit politik të viteve ‘90, duket sikur spiralja është mbyllur dhe nuk ka një zhvillim me vektor lart, por duket sikur jemi kthyer në pikën e nisjes. Nuk kemi më vullnetarët e Enverit që na sulmojnë, por komunistët e fundit që kanë ngelur nga lindja ish-komuniste. Kjo që po ndodh tani është e turpshme. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Është grusht shteti i zotit Berisha, i menduar mirë, i kalkuluar mirë që kur u shpall non-grata…Berisha ka krijuar një lëvizje populiste brenda PD, jolegjitime, është lëvizje e dhunshme. Pas katër muajsh dhunë verbale u konkretizua me dhunë fizike nga të gjitha pikëpamjet, vazhdon sot në mënyrë të çartur që të nxjerrë vullnetarët e vetë në rrugë. Duan që nëpërmjet frikës dhe  identifikimit të armiqve t’i mbajë demokratët larg dhe të deligjitimojë Bashën. Me forma tribale, ai kërkon që të vijë në krye të PD.”

Bejko u pyet edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetarë:

“PD do të futet në këto zgjedhje, do të bëjë luftën e vetë. Berisha ka identifikuar armiqtë dhe do të bëjë çfarë është e mundur që mos t’i fitojë Lulzim Basha. Do të mundohet me propagandën e vetë që të hedhë baltë e pluhur mbi kandidatët e Bashës. Berisha, problemin e ka pasur me SHBA-në, tani nuk e ka vetëm me ata, e ka me të gjithë ne. Ka vendosur distancë të largët. Kemi filluar të bëhemi pishman që e kemi mbështetur gjatë atyre viteve ku kemi bashkëpunuar me të. Tami arrijmë të kuptojmë edhe kundërshtarët tanë politikë dhe elektoratin gri që nuk e votonin. Berisha dhe dhuna janë një, nuk mund të ndahen.”

/b.h

Next Post
VIDEO/ Del nga makina me xhama të zi, ministrja shqiptare në rolin e aktores në serialin “Hetuesia”

VIDEO/ Del nga makina me xhama të zi, ministrja shqiptare në rolin e aktores në serialin "Hetuesia"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com