Robbie Williams u skuq nga sikleti kur mësoi se një vajzë, me të cilën ai flirtoi nga skena gjatë koncertit, ishte vetpm 15 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Brisbane të Australisë, ku këngëtari anglez është në turne.
Williams është i njohur për ndërprerjen e shfaqjeve për të biseduar me admiruesit midis këngëve dhe këptë herë e bëri me një vajzë të re, e cila i ra në sy. Këngëtari i bëri komplimente për flokët dhe syzet.
“Më pëlqen kjo pamja e sekretares”, i tha këngëtari, duke e pyetur më pas për moshën. Ajo i tha se sapo kishte mbushur 15 vjeç.
“15? Oh, m…”, tha Robbie, duke u kthyer më pas nga stadiumi plot me njerëz që filmonin: “Mos e nxirrni në Youtube këtë”.









