Arjen Robben nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Atletico Madridin.
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se vetëm mrekullia mund të bëjë që Robben të paraqitet ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Robben ka qenë jashtë fushave që nga pesë marsi, kur Bayerni barazoi pa gola me Borussia Dortmundin.
“Nuk e dimë se kur saktësisht do të rikthehet Robben. Duhet t’i marrim me qetësi gjërat, nuk duam ta rrezikojmë”, ka thënë Guardiola.
Kujtojmë se afër rikthimit është mbrojtësi Boateng, por vazhdon të mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Atletico Madridit që zhvillohet të mërkurën mbrëma.