• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I riu nga Elbasani i jep fund jetës… ky është mesazhi prekës i shokut të tij

by Java News
02/08/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardit Hyka ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte shumë ëndrra. Ky djalë i ri nga Elbasani që shikoni në foto i dha fund tragjikisht jetës herët në mëngjes, duke u vetëvarur në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pajun pranë qytetit Elbasan. Policia bën të ditur se u njoftua për vdekjen e djalit 20­-vjeçar pasi ai u gjet nga familjarët në dhomën e tij, i varur me një kabull korrenti. Kjo ngjarje erdhi vetëm pak ditë pasi Arditi ishte kthyer nga Greqia ku kishte qëndruar kohët e fundit, në Ptolemaida.

Policia thotë zyrtarisht se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim. Hetimet e para flasin për një vetëvrasje. I riu ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Një flijim që e kishte tentuar edhe pak kohë më parë duke mos ia dalë dot. Dyshimet janë se vetëvrasja është bërë në kushtet e një tronditjeje psikologjike, pasi i riu kishte disa kohë që përballej me gjendje depresive, arsyet e të cilës nuk janë të qarta. Kjo ishte e qartë edhe në rrjetin social Facebook, ku djaloshi përcillte në profilin e tij mesazhe që tregonin gjendjen e tij shpirtërore.

Vetëvrasja dhe ndarja nga jeta, janë përjetuar keq nga të afërmit dhe shokët e tij.

Një prej tyre, Ideali, përcolli këtë mesazh të ndjerë:

“Miku im. shoku im. Vllau im i shtrenjtë. Isha te shtëpia jote para pak çastesh. Prisja qe sa te hyja brenda, te dilje dhe t’më përqafoje. T’më thoje, “Mire se erdhe o vëlla, seriozisht mendon se unë do ikja nga kjo Tokë?” Dhe ne fakt e drejte është, ti nuk ke ikur jo… Je ende mes nesh dhe ashtu do vazhdosh te jesh. Ti do jesh gjithmonë ai Ardit Hyka qe sillje aq gëzim mes nesh, aq paqe dhe aq lumturi sa nuk shprehet dot me fjalë. E mban mend ditën e fundit qe u takuam? S’mund ta besoj. Ishe aq i qeshur, aq i frymëzuar, aq i gëzuar sikur nuk kishte për te ndodhur asgjë. E mbaj mend si te ketë ndodhur sot. Tani po rri këtu dhe po kujtoj kohërat e bukura qe kemi kaluar bashkë. Ti vella nuk mund t’i beje keq askujt, perse e dënove veten kaq rende. Nuk do te harroj kurrë miku im. Ti do kesh po atë vend qe ke pasur gjithmonë ne zemrën time. Po shoh në qiell dhe e di qe ti po me sheh dhe ma bën me dore i qeshur./Civitas/

Next Post

Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin, një stuhi mediatike në filxhan çaji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In