• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rithemelimi” i Berishës akuzon ambasadorët: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni e vizitoni burgjet! Enver Sheshi vdiq në mënyrë të dyshimtë

by Java News
20/01/2023 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Sali Berishës ka ngritur shqetësime për situatën në burgje, e kryesisht në burgun 313 në Tiranë. Sipas Bislim Ahmetaj burgu 313 është pa ngrohje dhe u bën një trajtim çnjerëzor të burgosurve, ndërsa ka hedhur sërish akuza se Enver Sheshi i akuzuar për aferën e inceneratorëve ka vdekur në mënyrë të dyshimtë. Po ashtu PD u ka bërë thirrje ambasadorëve që të shkojnë dhe të vizitojnë burgjet, e mos të dalin e të flasin nëpër tribuna luksi.

‘Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar. Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë. Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.

Sipas Institutit të Shendetit Publik temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës. Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër vecse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre. Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë ta planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.

Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 grade?!? Kush ka urdhëruar për këtë torture fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!? Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!? Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr. Për mbyllje kam një lutje për Ambasadoren e SHBA-ve, për Ambasadoren e BE, për Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92!’- u shpreh Ahmetaj.

Enver Sheshi 59-vjeçari i cili ishte arrestuar për inceneratorin e Fierit nderroi jete në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.  Enver Sheshi bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua. Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje.

Për këtë arsye, avokatja e tij Edlira Kapllani ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se 59-vjeçari ishte dënuar më herët për të njëjtën çështje. Ndërsa familjarët e tij pretendojnë se ky i fundit ka bërë ankimimin për masën e sigurisë nga Apeli për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Familjarët e Sheshit janë shprehur se do të kallëzojnë prokurorët dhe gjyqtarët për veprën penale, ‘Vrasje me Dashje.’/m.j

Next Post
52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores në Elbasan, vëllai: Është bërë krim!

52 vjeçari u gjet i pajetë pranë gurores në Elbasan, vëllai: Është bërë krim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com