• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani: Alibeaj jolegjitim në krye të PD, ja pse nuk mund ta shqyrtojë Apeli kërkesën e tij

by
22/04/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka regjistruar sot kërkesën e Enkelejd Alibeajt që kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, që njohu statutin e Rithemelimit. Por lidhur me procesin e ri që pritet në Apel, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka qenë i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV.

Në panel me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Ristani tha se vetë komandimi i Alibeajt në krye të PD-së është jolegjitim pasi nuk ka kaluar në forumet e përcaktuara. Si rrjedhojë, Ristani tha se Alibeaj nuk mund të përfaësojë PD-në në raport me të tretët. Në rastin konkret me Gjykatat.

“Ka disa fakte që janë interesante. Kur gjyqtari Zhukri mori në shqyrtim këtë dosje, pati një kërkesë nga Alibeaj që kërkoi përjashtimin e këtij gjyqtari. E mori në shqyrtim këtë kërkesë një gjyqtar tjetër se Alibeaj nuk ishte palë në proces dhe s’mund të ankohej. Zoti Ivi Kaso në emër të ‘Rithemelimit’ kur shqyrtohej çështja nga gjyqtarja Muça ka kërkuar të behët pjesë ne proces dhe ajo s’e ka pranuar. Po kjo gjykatë ka dy vendimi mbi një çështje që e ka trajtuar si çështje ku s’mund të ketë dy palë. Pra një çështje në shkallën e parë, s’mund të bëhet me dy palë në Apel. Prandaj çështja trajtohet si e tillë që trajtohet në themel.

Gjykatës i është drejtuar zoti Alibeaj me firmën e tij në emër të Partisë Demokratike. Por statuti thotë se Kryetari është ai që mban marrëdhëniet në emër të PD me të tretët. Në rast të vakumit kur komandohet dikush tjetër, duhej Këshilli Kombëtar të votonte për komandimin e tij. Kjo nuk ka ndodhur, pra Alibeaj nuk mund ta përfaqësojë Partinë Demokratike. Në këto kushte që flasim, në regjistër figuron ende kryetar zoti Basha dhe ky është gjithashtu një handikap.” – tha Arben Ristani.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD, përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

/b.h

Next Post
“Na hakuan faqen”/ Media pro ruse pranon humbjen e 20 mijë ushtarëve, Kremlini akuza Ukrainës

"Na hakuan faqen"/ Media pro ruse pranon humbjen e 20 mijë ushtarëve, Kremlini akuza Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In