• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinisin reshjet e borës në LLogora, qarkullimi me zinxhirë

by A R
15/01/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e territorit të Qarkut të Vlorës është përfshirë nga reshjet e borës, të cilat janë rikthyer të dielën mes të tjerash edhe në Qafën e Llogorasë, ku intensiteti ka qenë i lartë.

Ky aks rrugor është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë filluar edhe në fshatrat Tërbaç, pjesë e bashkisë Himarë, Kallarat, Bolenë, Mesaplik, Vranisht, Kuç, por rrugët rurale të këtyre fshatrave janë të kalueshme dhe mjetet të qarkullojnë pa probleme.

Në akset rrugore me borë, strukturat e Qarkullimit Rrugor të Policisë së Vlorës, ndodhen në gatishmëri të plotë në ndihmë të drejtuesve të mjeteve.

Në Qarkun e Vlorës, reshjet e dëborës u shfaqën në 6 janar 2017, çka shënoi edhe fillimin e përkeqësimit të dukshëm të motit, shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave. Kushtet e pazakonta atmosferike, janë shoqëruar me një sërë shqetësimesh në furnizimin me energji elektrike, me ujë të pijshëm dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akse të ndryshme rrugore. Prej disa ditësh, një pjesë e konsiderueshme e qytetit dhe e fshatrave që përfshihen në Bashkinë e Vlorës, u përballën me mungesën e ujit të pijshëm, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjetin e ujësjellësit si pasojë e pranisë së ngricave. Po ashtu, probleme dhe mungesa ka patur edhe në furnizimin me energji elektrike.

Shtabi i emergjencës në Bashkinë e Vlorës po koordinon punën për të minimizuar pasojat. Krahas të tjerash, patrullat e Policisë Bashkiake, po monitorojnë situatën e qarkullimit rrugor në segmentet rrugore brenda qytetit dhe në disa të tjera në zonat rurale, ku ka patur prani të dukshme të ngricave. /d.b

Next Post
Kandidati

Hajde bëjmë gjoja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In