• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikualifikimi urban, Veliaj: Përfitojnë 20 mijë banorë të Laprakës

by Java News
18/12/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve. Këtë fundjavë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bllokut Nr. 1 në Laprakë, që kufizohet nga rrugët “Don Bosko” – Shinat e Trenit (Filanto) – Rr. “Turhan Pashë Përmeti” – “Ibrahim Pashë Bushatlliu” – “Lord Bajron” – “Riza Cuka” – “Learton Vathi” – “Pandi Dardha” – “Dritan Hoxha”. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë investim si vijimin e mbajtjes së premtimeve, duke shtuar se investimi në Laprakë është më i rëndësishmi, pas atij te Sheshi Skënderbej, jo vetëm për nga vlera, por edhe për numrin e banorëve që përfitojnë.

“Nuk ka gjë më të bukur se të mbyllësh vitin, duke mbajtur fjalën që ke dhënë në fillim të vitit. Këtu flasim për mbi 40 ha hapësirë, 42-43 rrugë, një nga zonat më të banuara të Tiranës, e pasuruar rishtas me banorë. Dhurata më e mirë e Vitit të Ri për këta banorë është se i themi lamtumirë baltës dhe mirë se erdhe civilizimit, gjelbërimit, asfaltit, këndit të lojrave, ndriçimit, kanalizimeve”, tha Veliaj. Kreyebashkiaku u shpreh se ky investim është prova konkrete e angazhimit të Bashkisë së Tiranës për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse jetojnë në qendër apo në periferi të qytetit. Ai u shpreh se Njësia 11 kthehet në një nga zonat që ka njohur më shumë investime në Tiranë.

“Të jesh kryeqytetas nuk mjafton vetëm ta kesh adresën në Tiranë, por edhe të trajtohesh si kryeqytetas. Do të thotë të kesh të gjitha lehtësitë sociale në çerdhe, kopshte, shkolla, për të cilat kemi bërë një punë të lavdërueshme këtë vit, por sigurisht edhe infrastrukturën në çdo lagje. Falenderoj banorët që kanë qenë bashkëpunues, por do vazhdoj të kërkoj bashkëpunimin e tyre. Janë disa ndërtime pa leje, të cilat duhen prishur. Bashkia do të ofrojë banesa sociale dhe bonus qiraje, por nuk mund të mbajmë peng jetët e 20 mijë banorëve që preken nga ky projekt sepse dy vetë kanë vendosur të ndërtojnë në hapësirën e përbashkët ose të bllokojnë një rrugë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që të përkrahin projektin për diferencimin e mbetjeve që në burim, për të kontribuar në mbajtjen pastër të qytetit. “Dua t’u kërkoj qytetarëve bashkëpunim edhe për projektin tonë të diferencimit të mbetjeve në burim. Është e rëndësishme që të gjithë banorët, të jenë të përgjegjshëm si fëmijët. Mbetjet e riciklueshme t’i hedhim në koshin e gjelbër (plastikë, karton, qelq), ndërsa produktet që nuk riciklohen, në koshin blu. Kështu, mund të kemi jo vetëm infrastrukturë të mirë, por edhe një lagje më të pastër”, tha ai. Duke uruar qytetarët për festat e fundvitit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për Bashkinë e Tiranë ka vetëm një stinë; stina e punës.

Deputeti i PS, Rakip Suli, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për investimet në këtë zonë. “Nga një zonë e vdekur po kthehet në një zonë që merr jetë. Merr jetë prona, një mundësi që nesër banorët jo vetëm të argëtohen, por edhe të shijojnë pronën e shtëpunë e tyre. Sot, vota për Erion Veliajn, po kthehet në investime për çdo qytetar të njësisë nr. 11”, tha Suli.

Ndërhyrja për rikualifikimin urban të bllokut nr. 1 në Laprakë parashikon rikonstruksionin dhe sistemimin e të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë. Gjithashtu, do të punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin, si dhe ndërtimin e rrugicave pedonale mes shesheve. Projekti përfshin edhe gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.

Next Post
Finalja e klubeve, barazon Kashima, 1-1 në pushim!

Finalja e klubeve, barazon Kashima, 1-1 në pushim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

August 13, 2026
Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com