• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikualifikimi urban në zonën e Doganës, Veliaj: Do ndërtohen 35 segmente rrugore

by A R
17/09/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bllok banimi mbi 34 hektarësh në zonën e Doganës në Laprakë ka nisur të rikualifikohet me rrugë, trotuare, infrastrukturë elektrike, kanalizime, sinjalistikë dhe siguri rrugore nga Bashkia e Tiranës. Rikualifikimi urban i zonës, e cila përbëhet nga 35 segmente rrugore, ku kryesisht mbizotërojnë shtëpi banimi private të ndërtuara në vitet e tranzicionit, pritet t’i japë asaj pamjen e një lagjeje moderne. Paralelisht po zbatohet edhe projekti i UKT-së, për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet që kanë nisur aty prej disa ditësh, theksoi se projekti respekton të njëjtat standarde të larta si në çdo punë tjetër publike.

“Ky projekt është infrastrukturë vetëm në një pjesë të tij, sepse në pjesën tjetër është kulturë. Këtu po punohet me dy ekipe: ekipi i infrastrukturës që ndërton rrugën, kanalizimet, zhvendos muret, bën sinjalistikë etj. Por, është edhe një ekip tjetër, ai i kontraktorëve, që duhet të bindë qytetarët se tërheqja gjysmë metri mbrapa e mureve, për të pasur uniformitet, nuk ndihmon vetëm projektin, por në radhë të parë ndihmon ata vetë, u shton vlerën e shtëpisë. Aty ku ka asfalt, ndriçim, trotuare, kanalizime, të parëve që u rritet vlera e pronës janë qytetarët”, tha Veliaj. Ai gjeti rastin të falenderojë banorët që kanë bashkëpunuar me bashkinë për të tërhequr muret e banesave të tyre dhe për të lejuar zhvillimin e projektit.

“Dua të falenderoj 90% të qytetarëve në këtë bllok të njësisë nr. 7, të cilët kanë pranuar me dashamirësi që të tërhiqen dhe të lejojnë realizimin e plotë të projektit, pa krijuar vonesa. Jam shpresë-plotë se me pak mund, edhe 10%-shi tjetër do të bindet, sepse janë ata përfituesit kryesorë të projektit, për të ruajtur distancën, që të kemi një rrugë me standarde. Jam i bindur se brenda vitit do ta kemi përfunduar këtë investim në 35 segmente, që të përfitojnë 6 mijë banorët e njësisë 7”, shtoi kryetari i bashkisë. Nisur nga fakti se në këtë zonë mbizotërojnë ndërtimet informale, kryetari i bashkisë ka theksuar se pasi të përfundojë procesi i legalizimit nga qeveria dhe procesi i urbanizimit nga bashkia, banorët e kësaj lagjeje duhet të kuptojnë se jo vetëm duhet të mbrojnë këto investime, por edhe të bëhen qytetarë të përgjegjshëm për të paguar gjitha detyrimet ndaj Bashkisë dhe qeverisë.

“I ftoj edhe këta qytetarë që të hyjnë në rrjetin e formalitetit, të kontribuojnë me taksa, pastaj me këto taksa ne do të bëjmë një lagje që ka nevojë për urbanizim. Jam shpresëplotë se do ta përfundojmë përpara Vitit të Ri, i cili do t’i gjejë banorët në një zonë totalisht të modernizuar. Mezi pres që me planin e ri vendor, që do të kalojmë gjatë kësaj vjeshte, të vendosim për investime të tjera në zonë, për ta kthyer Fushën e Aviacionit, Doganës, njësinë 7, rrugën ‘Teodor Keko’, kufizimin me rrugën e Durrësit, dhe hyrjen në autostradë, në një hyrje dinjitoze të Tiranës” theksoi Veliaj. Nga ana e saj, deputetja e PS, Vasilika Hysi ka vlerësuar faktin që Bashkia e Tiranës e ka rikthyer vëmendjen ndaj zonave që më parë kanë qenë tërësisht të harruara dhe për të cilat nuk ka patur asnjëherë investime.

“Kjo është një zonë që për 25 vite nuk ka pasur investime. Ka pasur probleme me kanalizimet e ujërave të bardha, ujërave të zeza. Ka pasur probleme me ndriçimin e rrugëve. Unë ndihem mirë, kemi bërë disa takime me banorët dhe ata janë shumë të kënaqur që, edhe Bashkia, edhe UKT-ja, edhe agjencitë e tjera, po punojnë së bashku. I vetmi shqetësim i tyre është që projekti të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha deputetja Hysi.

Përveç punimeve në infrastrukturën rrugore dhe atë të nëndheshme, projekti i rehabilitimit të kësaj zone parashikon edhe ndërtimin e rrjetit të ri të ndriçimit rrugor në të gjitha sheshet ku do ketë ndërhyrje, vendosjen e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale. Gjithashtu, në këtë objekt do të rindërtohen rreth 2660 ml mure rrethuese të banesave të cilat u prishën për të zgjeruar rrugët ose për ndërtimin e trotuareve./a.m.

Next Post

Fier/ Traktoristi pa patentë përplas motoçikletën, rëndë 26-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com