• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Riktheni në shkolla autoritetin e mësuesit!

by Artur Ajazi
20/11/2024 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo që ka ndodhur në 3 dekada e gjysëm tranzicion, me shkollat dhe krejt sistemin arsimor, quhet një barbari institucionale e huazuar. E përsëris, e huazuar, sepse jemi mësuar të dëgjojmë nga shumica e ish-ministrave të Arsimit se “kemi modelin anglez, kemi modelin norvegjez, atë danez, apo dhe atë italian”. Ne nuk kishim pse merrnim mdele të tjera nga jashtë, kur kishim modelin shqiptar. Atë model që ka qenë dhe mbetet edhe sot në “demokraci”, modeli më i përsosur në sistemin tonë arsimor.

Nxënësi mësonte, edukohej, dhe respektonte edukatorin e tij, mësiesin. Humbja e dinjitetit të mësuesit pas ndryshimeve politike, ka ardhur gradualisht, duke shpërfytyruar emrin, figurën, dhe rëndësinë e tij në klasë, oborre shkollash, madje dhe në jetën e përditshme të çdo nxënësi. U hoqën qysh muajin e dytë të qeverisjes së PD-së në 1992, gjithë drejtorët e shkollave. U bë një listë me mbi 2670 drejtorë, nëndrejtorë, apo dhe mësues tepër të përgatitur, duke i etiketuar ata si “komunistë”. Në emër të “demokracisë” u bënë rraprezalje në krejt sistemin shkollor, dhe ju hap rruga emërimeve militanteske.

Drejtorë shkollash, nëndrejtorë shkollash, drejtorë arsimi në rrethe, u bënë militantë të pashkolluar, pa asnjë nivel arsimor, dhe me defiçencë të madhe edukative. Arsimin e mbuloi injoranca dhe mediokriteti, kurse shkollat u mbushën me mësues që nisën të dilnin ose me nota negative dhe përsëritës  2 herë të  një viti akademik, ose me diploma fallco.

Drejtues dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit, nisën të bëheshin ata që blenin diploma, madje dhe doktoratura në Sofie dhe Strugë. Sistemi arsimor, kishte marrë “grushte” të fuqishme. Në shkolla, klasa, dhe krejt administratën e drejtorive arsimore, kishte nisur shthurrja, mungesa e respektit për mësuesin, u shtuan aktet e rrugaçërisë, dhe çdo shkelës i ligjit dhe rregullores së shkollës, merrej në mbrojtje nga drejtoria eprore ose nga PD-ja  lokale. Nga  Ministria e Arsimit e asaj kohe, nisën të vinin qarkore  që demoralizonin dhe denigronin mësuesin dhe figurën e tij, dhe ngrinin në piedestal nxënësin dhe veprimet e tij antiedukative, dhe rrugaçeske. Në shkolla ishte futur mentaliteti i militantizmit partiak.

Mësuesit ankoheshin në drejtoritë e shkollave apo në drejtoritë arsimore, dhe dilnin prej andej të zhgënjyer , frikësuar  dhe pezmatuar. Kishte marrë fund, misionin i tyre edukativ. U pushoje nga puna si mësues, edhe kur “ngrije zërin” në klasë, pasi qortoje nxënësin që prishte orën e mësimit, apo godiste shokun edhe në prani të mësuesit. Arsimi kishte nisur rrugën drejt greminës. Por kjo nuk ndodhi vetëm nën qeverisjen e PD-së. Katrahura vazhdoi edhe kur në pushtet erdhi Fatos Nano, dhe më pas Sali Berisha, 2005 deri 2013. Edhe  pse në seminare dhe konferenca  arsimore kombetare  dhe  nderkombëtare, vihej theksi tek “rikthimi i autoritetit të mësuesit në shkolla”, ish-ministrat e Arsimit vazhdonin të adaptonin “modele spanjolle, gjermane, zvicerane apo dhe amerikane”, për ti zbatuar në shkollat tona. Edhe pse specialistët e fushës së arsimit, ripërsërisnin me forcë “rikthimin e autoritetit të mësuesit në shkolla, si treguesi i vetëm i  efiçencës së orës së mësimit në ciklin 9 –vjeçar dhe të mesëm”, duket se tatëpjeta vazhdonte.

Aktet e dhunës nxënës-nxënës brënda oborreve shkollore, klasave, apo dhe dhuna verbale dhe fizike edhe ndaj mësuesve, zinte një vend të konsiderueshëm në raportet mujore dhe vjetore që drejtoritë arsimore i dërgonin  asokohe  Ministrisë së Arsimit. Rastet e fundit, me vrasje dhe plagosje nxënësish, duhet të na shpien në finalizimin e duhur të rikthimit të autoritetit të mësuesit në shkolla. Mësuesi nuk guxon ti flasë, qortojë, apo dhe ndalë nxënësin të ulurasë, ofendojë, shajë me fjalë banale, dhe dhunojë shokun dhe shoqen e klasës, pasi mund të thirret në drejtori dhe të paralajmërohet për “pushim nga puna”. Jooo, nxënësit edhe kur rreh shokun, edhe kur thyen xhamat e shkollës, edhe kur nxjerr thikën dhe plagos dikë në oborrin e shkollës, i duhet folur me “ejvalla”, pasi “nxënësi rrugaç trishtohet,  dhe i prishet humori”.

Kjo  mënyrë  trajtimi  e mësuesit, na ka futur në shtigje të rrezikshme, dhe e ka degraduar sistemin arsimor, duke rrezikuar  të ardhmen e brezave. Rikthimi i autoritet të mësuesit, mbetet e vetmja rrugë e rikthimit të normalitetit në shkollat tona. As “psikologu”, as “oficeri i sigurisë”, as “koordinatori cilësisë”, dhe askush tjetër, nuk ka rezultuar dhe nuk do të rezultojë me efikasitetin e duhur, sa rikthimi i autoritetit të Mësuesit në Shkolla.

Next Post
Ndryshime te drejtuesit politikë të PS, Blendi Gonxhe zhvendoset nga Dibra në Kombinat

Ndryshime te drejtuesit politikë të PS, Blendi Gonxhe zhvendoset nga Dibra në Kombinat

Comments 2

  1. Ani says:
    1 year ago

    Një e vërtetë absolute. Mësuesi është denigruar pafundësisht

    Reply
  2. Hamdi says:
    1 year ago

    Kur unë vendosa t’ia kushtoj veten time shoqërisë, u ndala te profesioni i mësuesisë. Kjo ishte ecuria jonë jetike në kohën e sistemit njëpartiak.

    Reply

Leave a Reply to Hamdi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In