• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet konvikti i Hoteleri-Turizëm, Veliaj: Ua rikthyem studentëve

by Aalison Pearse Stevens
11/09/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konvikti i shkollës profesionale Hoteleri-Turizëm i është kthyer plotësisht nxënësve, jo vetëm me kushte më të mira, por edhe me ambiente të plota.

Pas zhvendosjes së banorëve që e kishin zaptuar një pjesë të konviktit prej gati 20 vitesh, Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e godinës duke mundësuar kushte më të mira për 180 nxënësit që do të jetojnë aty gjatë vitit shkollor.

Ndërkohë që janë vendosur edhe 16 kamera për të mbikëqyrur mbarëvajtjen ditore dhe për të krijuar siguri te nxënësit dhe stafi i punonjësve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, vizituan ambientet e rikonstruktuara të konviktit dhe vlerësuan punën e kryer, sidomos në ambientet e zaptuara, të cilat ishin në një gjendje shumë të keqe dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e nxënësve që jetonin në dy katet e sipërme të ndërtesës.

“Nuk kemi nevojë vetëm për kantiere infrastrukture, por edhe për kantiere sociale dhe ajo që po hapim sot është një kantier social.

Ky është një konvikt i cili strehon 180 nxënës që vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, që kërkojnë një mundësi suksesi në Tiranë, pranë një shkolle shumë të kërkuar, të cilën ne po e promovojmë edhe me politika qeverisëse, si Hoteleri-Turizmi”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Më tej, duke iu referuar ambienteve të reja të përfituara nga lirimi i dhomave të zaptuara, ai theksoi se bashkia ka vendosur t’i zgjidhë të dyja problemet, kthimin e këtij konvikti nxënësve, dhe nga ana tjetër gjetjen e strehimit për banorët e larguar.

“Sindromat e vitit ‘97 nuk mund të vazhdojnë edhe 20 vjet më pas. Kemi ende territore të zaptuara, disa herë nga njerëz që kanë pasur një strehim tjetër që e kanë lëshuar me qira dhe ndërkohë përfitonin qyl nga shteti. Kjo nuk funksionon.

Nuk mund të zgjidhim një problem duke shkaktuar një problem tjetër, por mund të bëjmë atë që po bëjmë sot, i kemi zgjidhur të dyja problemet.

Për banorët që kanë qenë realisht nevojtarë ka një banesë sociale, ka bonus qiraje, ka një qendër të emergjencave të strehimit, kurse për nxënësit që vijnë nga komunitete me të ardhura modeste, nga familje në fshat, me një pagesë shumë minimale, 200 lekë në ditë, 6000 lekë në muaj, marrin këtu tre vakte dhe strehimin e garantuar”, theksoi kryetari i bashkisë.

Veliaj tha se ajo që ndodhi me këtë konvikt nuk është vetëm një rregullim territoresh, por në thelb është një mundësi, një shans, një biletë për t’ia dalë dhe për të ofruar minimumin e kushteve jetike për të gjithë ata nxënës që vijnë në Tiranë për të qenë të suksesshëm.

“Sot të gjitha hapësirat në konviktet e Tiranës, konvikti i shkollës elektrike, konvikti i Liceut, konvikti i Gjuhëve të Huaja, konvikti i Ekonomikut dhe konvikti i Hoteleri-Turizmit janë të liruara dhe mezi presim që 700 qytetarëve të rinj të Tiranës, që vijnë nga e gjithë Shqipëria, t’u themi mirë se erdhët dhe paçi fat!”, u shpreh Veliaj.

Ai ka theksuar se zona ku gjendet ky konvikt është një lagjet që po pëson një transformim total dhe kjo për shkak të projekteve që po zbatohen në të. “E shikoni që Tirana është një kantier i hapur dhe këtu ku jemi, pranë

Qytetit të Nxënësve, është duke u bërë mbikalimi, rruga e re, janë duke u bërë nga rrugët anësore, do të fillojë shumë shpejt projekti që lidh 600 metra nga qendra “Kristal” dhe “Komuna e Parisit” deri te nyja e “Kombinatit Ushqimor”. E gjithë Tirana është një kantier pune”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë, deputeti Pandeli Majko përshëndeti punën e kryer nga bashkia në këtë konvikt. “Bashkia ka bërë një punë shumë të mirë, sepse jo vetëm që e zhbllokoi situatën duke liruar hapësirat dhe duke i vënë ato në funksion të nxënësve, por edhe familjet që u larguan nga këtu, janë strehuar.

Mbetet që kjo të vazhdojë edhe për shkollën, pasi edhe aty kemi familje, në mënyrë që e gjithë godina të vihet në funksion të nxënësve, pasi kjo është nga shkollat profesionale më të kërkuara, sidomos për djemtë dhe vajzat në fshat, të cilët duan të marrin një shkollë profesionale. Ky konvikt është, le të themi, një dhuratë”, u shpreh Majko.

Konvikti i Hoteleri-Turizmit ka një kapacitet prej rreth 180 nxënësish, të cilët janë përkatësisht të shkollave: Ndërtim, Elektrik dhe Hoteleri-Turizëm.

Gjatë periudhës Dhjetor 2015-Gusht 2016 në këtë konvikt janë kryer një sërë punimesh, u bë kolaudimi i bombolave të gazit për të garantuar siguri maksimale për jetesën e nxënësve, si dhe u rregullua sistemi elektrik dhe ai hidraulik, të cilat më parë ishin jo funksionale. Është krijuar një ambient komod për studim dhe takime me nxënësit.

Gjithashtu, është ndërtuar një ambient i këndshëm sportiv, ku nxënësit mund të ushtrojnë tre disiplina sportive si: futboll, basketboll dhe volejboll.

Next Post
Konkursi i National Geographic, pamje vërtetë spektakolare

Konkursi i National Geographic, pamje vërtetë spektakolare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

August 3, 2026
Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

August 3, 2026
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com