• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rezultatet” e Marrëveshjes së Ohrit, 16 vjet pas

by A R
13/08/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë, konsiderohet një rezultat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Hazbi Lika, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, për dikasterin e sistemit politik, që në fokus ka zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë për Radion Evropa e Lirë se dokumenti kornizë, nëpërmjet së cilit iu dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001, në masë të madhe ka avancuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë, Lika konsideron se ka ende punë për t’u bërë.

“Me një marrëveshje nuk mund të mbyllen kërkesat për realizimin e të drejtave të një kombi, populli. Ata duhet në vazhdimësi të kërkohen, jetësohen, derisa ky shtet (Maqedonia) të jetë i barbarët për të gjithë. Kështu, hap pas hapi, politika duhet të fokusohet në prioritete. Ne kemi prioritete, për momentin jemi të fokusuar në ligjin e gjuhëve”.

“Çështja e gjuhës nuk është diçka luksoze përmes së cilës kërkesë partitë politike synojnë të reklamojnë veten, por është një gjë më se e nevojshme, sepse veçanërisht të rinjtë gjithnjë e më pak e mësojnë gjuhën shqipe dhe për ta është shumë e nevojshme që administrata shtetërore t’u ofrojë shërbime edhe në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, është çështje me prioritet për ne”, thotë Lika, ish-komandant i UÇK-së gjatë konflikt të armatosur në vitin 2001.

Lika thekson se një nga pikat kryesore të planit të qeverisë të njohur si Plani 3-6-9- për nxitjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë është edhe jetësimi i Marrëveshjes së Ohrit. Pjesa që ka të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit përmban aspektin legjislativ përkatësisht Ligjin e gjuhëve, i cili tashmë është miratuar në qeveri dhe pritet të kalojë edhe në Parlament që të mund të gjejë zbatim edhe në praktikë.

Lika thotë se Ligji për gjuhët, qytetarëve shqiptarë u mundëson të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Me ligjin e gjuhëve, të propozuar nga Qeveria, nuk mund të them se mbyllet tërësisht kjo kaptinë e marrëveshjes së Ohrit, por mendoj se qytetarëve shqiptarë me këtë ligj u ofrohet një mundësi e mirë që në administratë të shërbehen edhe në gjuhën shqipe”.

“Kështu që gjuha shqipe gjen zbatim në aspektin vertikal nga mbledhjet e Qeverisë ku gjuha shqipe gjen zbatim në të folur dhe dokumentet e shkruara deri në institucionet më të ulëta. Përderisa në aspektin horizontal, në të gjitha komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 për qind (të popullsisë) gjuha shqipe gjen zbatim në të gjitha institucionet”, shprehet Lika.

Por, njohësit e çështjeve politike thonë se Marrëveshja e Ohrit ka shërbyer për sigurimin e pikëve politike për partitë politike shqiptare në pushtet.

“Marrëveshja e Ohrit në shumë raste përgjatë këtyre viteve, që nga viti 2001, është keqpërdorur për përfitimin e pikëve politike në më shumë raste kur politikanët nuk arrijnë të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat e qytetarëve”, thekson Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Najçeska thotë se dokumenti kornizë në fokus ka elementin qytetar dhe jo atë kolektiv, mbi bazë të së cilit partitë politike mbajnë peng elektoratin duke u bërë pronar i të drejtave të caktuara .

“Marrëveshja e Ohrit duhej të ndërpresë së ekzistuari, përkatësisht të jetë burim i të drejtave të caktuara në momentin që u bënë ndryshimet kushtetuese. Që në atë moment, ndryshimet kushtetuese duhej të ishin ato (përmes ndryshimit të ligjeve dhe akteve nënligjore) përmes së cilave qytetarët do të realizojnë të drejtat e tyre përderisa Marrëveshja e Ohrit duhej t’i takojë historisë si dokument, përmes së cilit iu dha fund në një moment konfliktit të armatosur në vitin 2001”, thotë Najçevska.

Ndryshe, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht të 2001, iu dha fund konfliktit të armatosur atëkohë në Maqedoni, dokument ky që u arrit me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, lideri Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ai Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri, dhe ai i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri.

Përmes këtij dokumenti kornizë, synohej avancimi i statusit juridik, politik ekonomik dhe kulturor i shqiptarëve të Maqedonisë.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit ndërtohen mbi pesë shtylla kryesore: Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike; Garantimi i sovraniteti dhe integriteti territorial të Maqedonisë; Konfirmimi i karakterit multi-etnik të shoqërisë maqedonase; Ndërtimi i shtetit demokratik; Zhvillimi i pushtetit vendor.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se Marrëveshja e Ohrit mbetet e parealizuar edhe 16 vjet pas, pavarësisht se në segmente të caktuara janë avancuar të drejtat e shqiptarëve përmes ndryshimeve ligjore, por zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve, lë shumë për të dëshiruar. Analistët theksojnë si problem dhe faktin seky dokument nuk arriti të ndryshojë statusin kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. /REL/b.d

Next Post
Skandal në Itali, zyrtari i quan shqiptarët “kafshë migratore gjahu”

Skandal në Itali, zyrtari i quan shqiptarët "kafshë migratore gjahu"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

June 14, 2026
Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

June 14, 2026
Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

June 14, 2026
Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

June 14, 2026
“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

June 14, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Asgjë nuk është shitur, gjithçka është në procedurë ligjore”, Rama rendit faktet për Sazanin dhe Zvërnecin

June 14, 2026
Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

June 14, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

June 14, 2026
Protesta në pritje të “Mesias”

Protesta në pritje të “Mesias”

June 14, 2026
Mes tensioneve, Netanyahu uron Trump për 80-vjetorin: Ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

Mes tensioneve, Netanyahu uron Trump për 80-vjetorin: Ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In