• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Republika e Parë” e Meros

by A R
20/11/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afër 500 faqe tekst, mbushur me arkiva dekadëshe, personazhë kyçë, gazeta të kohës e akterë kryesorë të zhvillimeve, përbëjnë një ndër librat e parë që i futet në thellësi eksperimentit më të suksesshëm shqiptar, bërjes së Kosovës shtet dhe rrugëtimit kolosal e të paimagjinueshëm për pavarësi të një pjese të shqiptarëve.

Kjo është “Republika e Parë” e gazetarit, shkrimtarit dhe publicistit, Mero Baze, që u përurua në Panairin e Fundit të Librit në Tiranë.

S’do mend që një libër për Kosovën që vjen nga Shqipëria do e shkruante Baze, i cili aq shumë dhe aq moti ka përcjellur zhvillimet në Kosovë, saqë ta quash vetëm njohësi më i mirë nga Shqipëria i zhvillimeve këtej kufirit, do të ishte reduktim i skajshëm i kësaj njohje.

Libiri i Bazes është një histori e shkurtër politike e Kosovës, nga vitit 1989 deri në vitit 1999, kur edhe ndodhi çlirimi dhe u realizua projekti.

Mbështetur në arkiven e madhe të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, Baze thotë se libri është konsultuar edhe nga “Ibrahim Berisha, Evliana Berani, Isa Mustafa, Lutfi Dervishi, Leonidha Mërtiri, Albert Bejo, Arben Çejku” e të tjerë.

Baze si gazetar, ka parë tek ngritët dhe jetësohet një projekt i madh, por jo tek shkruhet për të.

Prandaj, thotë ai në parathënien e librit, “kjo është kryearsyeja përse po zhytem në këto arka kartoni për të ngjallur së paku diçka nga dëshmitë e asaj dekade”.

Kur nuk shkruhet shumë, flitet shumë, prandaj Baze pohon se “pres plot të zemëruar të më qortojnë që nuk i kam thënë të gjitha dhe plot entuziastë që i hyra kësaj pune. Por nuk do të mërzitem e as do të gëzohem nga askush”.

Qëllimi është, thekson ai, “të lë disa dëshmi mbi atë që ka ndodhur”.

Libri trajton Kosovën brenda Jugosllavisë, pastaj tezat fashiste serbe për spastrim të shqiptarëve nga Kosova, siç ishin ato të Vaas Çubrilloviç e Ivo Andriç.

Në libër janë edhe shtysat për identitetin shqiptarë të Kosovës dhe patjetër erën komuniste që mbretëroi në emër të anti-fashizimit.

Vendosjen e pushtetit komunist dhe jetesën shqiptare brenda kësaj strukture të një gjysmë-aparteidi për shqiptarët në Kosovë.

Një tjetër pjesë interesante është zbërthimi i demonstratave të vitit 1981 si përballje e komunizmit jugosllav me nacional-komunizmin shqiptar.

Kështu libri rrugëton deri të çlirimi dhe “shkelja e tokës së lirë”.

Derisa Baze flet për shkëndijën fillestare për libër, tregon se si i kishte bërë përshtypje që Ibrahim Rugova, një nga shtyllat e dizajnimit të projektit të Kosovës, përkundër se ishte shkrimtar, për këtë projekt kishte shkruar shumë pak.

“Bujar Bukoshi, të cilin e ngarkoi Kryeministër të këtij projekti futurist, krejt i ndryshëm, ishte një me të, por jo i njëjtë. Plot energji, impulsiv, i kulturuar dhe i suksesshëm si mjek, ai është dëshmitari i fundit që mund të na lërë ndonjë shenjë se çfarë u bë në dekadën e fundit të shekullit XX që lindi shteti i dytë shqiptar”, shkruan Baze.

“Fillimisht, duke u përpjekur të sistemoj arkivin e tij, kuptova dy gjëra kryesore. E para, sesi një ide e madhe mbahet në këmbë dhe nuk mposhtet nga meskinitetet e vogla; rrëmuja, pafuqia, mungesa e burimeve njerëzore dhe përvojës së ndërtimit të një shteti”.

Dhe e dyta, shkruan gazetari “një ide e madhe vret si me magji çdo shfaqje të shëmtuar që shoqëron shtetet tona të lira e le’gjitime. Vret korrupsionin, abuzimin dhe mban të ndezur një energji idealizmi që e kupton vetëm pasi ky eksperiment ka përfunduar”.

Baze, pasi ka kryer projektin dhe ka gërmuar thellë në të kaluarën e afërt, shkruan i bindur se “të shikosh si janë grumbulluar miliona euro apo marka, si janë mbajtur në këmbë struktura paralele arsimi apo shëndetësia, si financoheshin institucionet akademike apo dhe shtypi, pastaj si financoheshin luftëtarë dhe lobistë, pa asnjë institucion kontrolli mbi ta, kupton se ajo ka qenë një dekadë e magjishme, që askush nuk mund ta përsëris më. As ata që e bënë një herë”.

Madje, shkruan autori i Republikës së Parë, “Padija për atë që i priste, ka qenë arma e tyre e fortë”.

Libri, siç e thotë vetë Baze, nuk është fjalë e fundit.

Megjithatë, është e para e grumbulluar kështu me volum dhe me intensitet ngjarjesh.

“Dua të lë disa dëshmi mbi atë që ka ndodhur. Pastaj plot të tjerë mund ta plotësojnë e ta zgjerojnë nga këndvështrime të ndryshme”, thotë ai.

“Do të më duhet të përshkruaj ndryshimet e viteve 1989-1992, kur Kosova ‘bëri letrat e shtetit’ të saj, jo si një biografi të Bujar Bukoshit, por si një histori të Kosovës, për ta kuptuar më mirë atë që ndodhi. Më pas do të ndalem te qeveria e tij, te institucionet e Kosovës, te betejat diplomatike të Ibrahim Rugovës, te miti i rezistencës paqësore, energjia e re që solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjarpërimi i çështjes së Kosovës në shtigje të panjohura, deri te liria e saj”.

Ne fund të librit, pas 500 faqesh shtjellim, Baze shkruan “Dhe kështu të dy bashkë, si murgjër të një rruge që nuk ia dinin fundin, ata ia dolën të ndërtojnë Republikën e Parë të Kosovës, një shtet me letra që nuk i njohu Perëndimi, por i njohën shqiptarët dhe e besuan më shumë se çdo qeveri tjetër më pas në Kosovën e lirë. Ishte e vetmja Republikë pa ushtri, pa territor dhe pa njohje ndërkombëtare. E mbante në këmbë besimi te liria!”.

/AlbanianPost.com

Next Post
Veliaj: Deri në shtator do lejohen të lëvizin gjatë fundjavës mjetet e tonazhit të rëndë, do mbyllim shkollat e reja dhe lagjet e rindërtimit

Moti i keq, Veliaj: Tirana do të ndihmojë në zonat më të vështira, si Shkodra e Lezha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

April 25, 2026
Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

April 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Euro-pa që duam!

April 25, 2026
Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

April 25, 2026
Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontrolle blic

Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontrolle blic

April 25, 2026
Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

April 25, 2026
Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

April 25, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

April 25, 2026
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

April 25, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia e re duhet të japë prova që nuk është e shantazhuar nga korrupsioni

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In