• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reportazhi i “AFP” për kanabisin në vend… si e kontrollojnë bandat drogën

by Java News
09/10/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e njohur e lajmeve AFP i ka kushtuar një reportazh kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe trafikut.

Sipas AFP, Shqipëria 26 vjet pas rrëzimit të komunizmit po njihet me shenjën e padëshiruar si prodhuese kryesore e marijuanës.

Agjencia e lajmeve gjatë reportazhit ka intervistuar një banorë të malësisë së Krujës, që ka kultivuar kanabisin.

Iliri, që ka kultivuar parcelat me kanabis shprehet se nuk po bën asnjë krim dhe se e ka nisur këtë rrugë pas kthimit si emigrant nga Greqia pas krizës ekonomike.

50-vjeçari shqiptar nga Kruja thotë se bimën e parë e mbolli para një viti në një përrua për të mos u kapur nga helikopterët italianë të policisë ushtarake që monitorojnë zonën.

“Dy kilogram farë kanabis shiten për 600 euro sa çmimi i rreth një ton grurë’ thotë ai.

“Shqipëria është bërë edhe një rrugë kryesore tranziti për kokainën e Amerikës së Jugut si dhe heroinës afgane me destinacion Evropën, duke ia shtuar qeverisë presionin ndërkombëtar për të gjurmuar dhe shkatërruar fusha me kanabis në fshatrat e thella” thuhet në reportazh.

Agjencia e lajmeve i referohet edhe pozitës gjeografike të Shqipërisë, e cila është e  vendosur në bregdetin e Adriatikut.

“Shqipëria ka kushte ideale klimatike dhe gjeografike për tregtinë e kontrabandës. Dhe bregdeti shqiptar më pak se 60 milje larg nga Italia është portë për pjesën tjetër të Evropës Perëndimore.

Bandat kriminale kontrollojnë biznesin i cili (siç mendon dhe një diplomat i huaj Perëndimor) është i mbushur me “dëshpërimin e fermerëve”.

Në Shqipëri sipas të dhënave që publikon në reportazh AFP, kanabisi shitet me 200-300 euro kg, ndërsa arrin 10-fishin në Greqi dhe në Itali.

I intervistuar gjatë reportazhit kreu i Sigurisë Publike Altin Qato shprehet se policia ka kryer më shumë se 1250 operacione duke shkatërruar më shumë se 2.3 milionë bimë.

Më shumë se 250 persona janë arrestuar ndërsa rreth 100 të tjerë janë shpallur në kërkim. Rreth 8.900 oficerë policie janë mobilizuar dhe më shumë se 9 ton kanabis është sekuestruar”thotë ai.

E ndërsa në raportin vjetor të publikuar në qershor, Agjencia Italiane e luftës kundër drogës raportoi një rënie të kanabisit të sekuestruar, zv.ministri i Brendshëm Stefan Çipa tha për AFP se “Ne jemi të vendosur ta heqim Shqipërinë nga harta ku listohen drogat e trafikuara në Europë”.

“Në vitin 2014, Policia Shqiptare nisi spastrimin e Lazaratit, njohur si “mbretëria e kanabisit”. Sipas një raporti italian, çdo vit aty prodhohej 900 ton kanabis me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë euro”.

Agjencia e njohur e lajmeve kujton edhe deklaratën e ambasadorit të SHBA pak javë më parë që “ka politikanë të cilët kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.

Ne e dimë se ka disa anëtarë të Parlamentit, kryetarë të komunave në Shqipëri dhe persona që kanë kandiduar për kryetarë komune, të cilët ishin dënuar për trafik droge në vendet anëtare të BE”.

Nuk mungon në reportazh edhe lufta e fortë politike me akuza dhe kundër akuza nga qeveria dhe opozita për kanabisin.

PD akuzon se qeveria e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Evropës” ndërsa kryeministri Edi Rama përgënjeshtron duke u përgjigjur se kur ishte në pushtet e djathta lejoi kultivimin në Lazarat./report tv/a.k

Next Post
“Vizita” e parë e Spanjës në vend ishte në 82’… ja çfarë thoshte gazetari në atë kohë

"Vizita" e parë e Spanjës në vend ishte në 82'... ja çfarë thoshte gazetari në atë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

January 30, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

January 30, 2026
Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu: Rama ka frikë të shkojë në SHBA! Në Europë shan Trumpin

January 30, 2026
Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

January 30, 2026
Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

January 30, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

January 30, 2026
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

January 30, 2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

January 30, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In