• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Replikat Basha-Bregu dhe qeveria teknike

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk është e re dëshira e opozitës për të mos shkuar në zgjedhje me qeverinë Rama. Prej muajsh demokratët po përpiqen të përfshijnë në draftin e propozimeve për reformën zgjedhore, edhe çeshtjen e një qeverie teknicienësh. Basha dhe Berisha kanë përsëritur dhjetra herë se nuk i duan zgjedhjet e vitit 2017 me Ramën në zyrën e kryeministrit.

Kjo dëshirë duket se ka marrë një impuls të ri këto orë, kur partneri politik i PS, LSI, po lëkundet mes idesë së qëndrimit në qeverisje dhe krijimit krijimit të një qeverie “ekspertësh”, siç e ka quajtur Ilir Meta. Dhe meqë vetë Meta vijon takimet e tij nëpër kafenetë e Bllokut, ndërsa në anën tjetër deklaron formalisht se nuk është për rrëzimin e qeverisë aktuale, opozita nga ana e saj i ka dhënë një shtytje të re idesë së qeverisë teknike.

Megjithatë ka pasur një mesazh të martën nga brenda PD, i cili ka thënë një të vërtetë të thjeshtë dhe të madhe, në lidhje me qeverinë teknike. Deputetja dhe ish-ministrja Majlinda Bregu është shprehur se nuk mund të rrëzohet një qeveri që ka 84 vota dhe se Rama me Metën janë më të tërhequr nga idea e ndarjes së pushtetit, sesa e sherreve mes tyre.

Le t’i analizojmë veç e veç këto dy thënie. Problemi i numrave në parlament është faktikisht zanafilla e çdo krize qeveritare. E thënë ndryshe, rrëzohet ajo qeveri që nuk ka më shumicën e thjeshtë të deputetëve. Pra 50 plus 1 përqind të mandateve. Në stadin aktual, me një koalicion sado formal dhe pa “dashuri” mes Ramës dhe Metës, fabula e qeverisë teknike është thjesht një përrallë gushti. Ajo që ka thënë Bregu është mëse e vërtetë: s’mund të rrëzosh një qeveri që ka jo më shumicën e thjeshtë, por edhe atë të cilësuar në parlament. Qeveria paraardhëse, ajo e zotit Berisha, drejtoi vendin me 74 mandate për tre vjet e nëntë muaj të plotë. Pra, për rreth 90% të mandatit qeverisës. Dhe kur Ilir Meta bëri paktin elektoral me Ramën në 1 prill 2013, pra kur Berishës i ikën katër mandatet e LSI dhe qeveria humbi shumicën, ai as që e çoi nëpër mend se mund të shkonte në zgjedhje me qeveri teknike. Megjithëse kjo do të kishte qenë mëse normale në ato kushte. Kujtesa na ndihmon të sjellim ndërmend sesi Berisha “ftoi” djathtas Kastriot Islamin, duke ribërë shumicën e thjeshtë të numrave.

Ka disa raste në jetën politike të dekadës së fundit, ku standartet e mbrapshta të vendosura nga demokratët, po ju kthehen atyre sot kundër. Siç është ky i mbajtjes me çdo kusht të qeverisë në këmbë, ose edhe procedura e ngatërruar kushtetuese që Berisha ngriti në 2008 për rrëzimin e kryeministrit, e cila po ndihmon sot Ramën të mbretërojë i qetë në krye të ekzekutivit. Basha s’mund të kërkojë sot, atë që partia e tij nuk e bëri dje. Dhe Bregu e ka kuptuar shumë mirë këtë gjë.

Komenti i dytë i Majlinda Bregut, ai i interesave të forta të dyshes Rama-Meta rreth lojës së pushtetit, është gjithashtu një faktor kyç që mban në këmbë kabinetin e sotëm. Në pamje të parë kjo është mëse normale, pasi koalicionet formohen gjithmonë rreth interesave të përbashkëta të palëve. Ilir Meta ka interes ta dobësojë dhe të rrisë presionin mbi Ramën, por jo ta rrëzojë atë. Sepse së pari numrat janë krejt të paqartë aktualisht në Kuvend  dhe së dyti, një projekt qeverie teknikësh do të ishte një eksperiment me shumë të panjohura në këtë fazë të zhvillimeve politike brenda dhe jashtë Kuvendit. Reforma në drejtësi ka turbulluar shumë ujëra dhe palët e kanë të vështirë të shohin larg.

Next Post

Vlorë, dy të arrestuar për trafik narkotikësh

Comments 2

  1. Milena says:
    10 years ago

    Skendr,edhe pa e lexuar akoma shkrimin tend,e morra me mend cfare doje te thoje,dhe nuk gabova.Nese shkruan si gazetar,komento ato qe thote protagonisti I shkrimit.Nese don te shkruash si analist,mos u merr me komentet ,por analizo deklaraten/tat e protagonistit,qellimin e tyre,dhe rezultatin e arritur,ose qe pritet .Se fajin,jo gjithmone e ka Stefani.

    Reply
    • lani says:
      10 years ago

      milena (sa emer t bukur paske shpik) ja ke myt kot. shkrimi eshte sh i qart. sala nuk pranoi qeveri teknike mgjithse nuk kishte vota.pse do e pranoj i gjati?apo se ta ka qefi ty?njerz tifoza

      Reply

Leave a Reply to Milena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In