• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

by E B
11/03/2026 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Anesti Bajramemaj në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tha se PD i ka lënë të hapur të gjithë skenarët për protestën e nesërme, ku nuk përjashtohet as ngujimi i deputetëve në Parlament.

Gazetari tha se në telefonat e anëtarëve të PD ka mbërritur edhe një mesazh, ku thuhet se kilometri i fundit i Ballukut mbaroi dhe tashmë është radha e Ramës.

“Nga burime brenda PD bëhet me dije se do të jetë një protestë e ngjashme me protestat që janë zhvilluar para Parlamentit. Pritet të ngrihet një podium, ku do ketë një komunikim me deputetët brenda sallës plenare, dhe do të ketë një ekran gjigant ku do të transmetohet ajo që do të ndodhë në Kuvend. Në krye të protestës do jenë Bardhi dhe Balliu, dy deputetët e përjashtuar.Demokratët kanë lënë të hapur çdo skenar, sipas tyre do të ketë protestë jo vetëm në sheshin përpara Paralementit, por edhe në sallën e seancave plenare. Ata kanë deklaruar se nuk do ketë një seancë normale nëse socialistët do të marrin vendimin për të votuar kundër heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku”, tha gazetari.

“Në telefonat e anëtarëve të PD ka mbërritur edhe një mesazh ku u bëhet thirrje për të ardhur në protestë dhe thuhet në këtë mesazh se kilometri i fundit i Ballukut mbaroi dhe tashmë është radha e Edi Ramës, duke i përgatitur demokratët se do të ketë edhe protesta të tjera për largimin e Edi Ramës, që ka qenë objektivi i demokratëve që nga protestat e dhjetorit”, vijoi ai.

Next Post
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com