• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rëndohet situata, 12 vatra të reja zjarri

by Java News
07/07/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emergjencat Civile kanë raportuar sot situatën aktuale që ndodh në vend, ku si pasojë e temperaturave të larta janë shënuar vatra zjarri si dhe janë djegur pyje të shumta.

Përgjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin ka pasur 12 vatra zjarri në Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Aktualisht situata është nën kontroll pasi të gjitha vatrat e zjarreve janë shuar nga zjarrfikëset.

“Drejtoria e Emergjencave Civile vijon të mbajë situatën në monitorim. Në këto operacione janë angazhuar rreth 95 forca zjarrfikëse me 19 automjete, 30 efektivë të ushtrisë, 20 forca vullnetare si dhe banorë të zonave”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

QARKU SHKODËR

Zjarri i rënë 3 ditë më parë në Malin e Kakarriqit, në fshatin Hoten, Shkodër është shuar. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake. Pas disa orësh punë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR

Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre të ulëta. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre të ulëta. Në fshatin Çërnec i Poshtëm, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore dhe fidanishte. Si pasojë e zjarrit u dogjën 50 pemë arre, 400 rrënjë qershi, 30 rrënjë kumbulla dhe rreth 1.5 ha pemëtore, fidanishte.

QARKU DURRËS

Në lagjen 13, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. Në fshatin Radë, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 6 rrënjë ulliri.

QARKU FIER

Në lagjen “Ofiçinë” Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e Patosit, u ndihmua nga një mjet zjarrfikës i Albpetrolit. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të fikin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Valare, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.5 dynym me shkurre.

QARKU VLORË

Në fshatin Armen Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, 15 rrënjë ulliri dhe 15 pemë frutore të ndryshme. Në kurorën e qytetit të Sarandës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU BERAT

Në fshatin Radësh, Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

Në fshatin Gështenjas, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre.

QARKU TIRANË

Në fshatin Mjull Bathore, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Shërbimi zjarrfikës dërgoi në vendngjarje dy automjete zjarrfikëse të cilat shuan e zjarrin. Si pasojë u dogjën pjesërisht, rreth 25 rrënjë ulliri./a.m.

Next Post
Tiranë/ 19-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas konfliktit me familjarët

Vetëvrasjet nuk ndalen, 24-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In