• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Renault rikthen emrin Gordini me një kupe elektrike që sdo të hidhet në treg

by Java News
24/09/2026 18:06
Renault rikthen emrin Gordini me një kupe elektrike që s’do të hidhet në treg
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhuesi francez i automjeteve Renault ka zbuluar konceptin Renault 8 Gordini Concept, një model që ringjall njërin prej emrave më sportivë të historisë së saj, por me një veçanti të rëndësishme: nuk do të jetë kurrë i disponueshëm për blerje. Makina është konceptuar thjesht si një ushtrim stilistik dhe një mënyrë për të eksploruar sesi simbolet e dikurshme mund të përshtaten në epokën moderne elektrike.

Zanafilla e projektit qëndron në një garë të brendshme dizajni të organizuar nga Renault, ku u paraqitën mbi 300 skica. Prej tyre, dy propozime arritën deri në fazën e modeleve në shkallë 2:5, ndërsa më pas ekipi përzgjodhi tiparet më të goditura nga secila për t’i bashkuar në konceptin përfundimtar.

Rezultati është një kupe elektrike me dy vende, linjë të ulët dhe karroceri të zgjeruar, e cila nuk synon të kopjojë me përpikëri modelin origjinal të viteve 1960. Në vend të kësaj, dizajnerët kanë veçuar elementet që e bënë atë të dallueshëm dhe i kanë transformuar në një gjuhë bashkëkohore.

Brendësia ndjek të njëjtën filozofi: në vend të një ekrani gjigant, paneli i instrumenteve përbëhet nga një strukturë e punuar alumini dhe një sërë ekranesh të vegjël digjitalë me formë rrethore, të frymëzuar drejtpërdrejt nga treguesit e modelit klasik.

Ambienti i kabinës është veshur me bollëk me Alcantara, teksa sediljet sportive janë të mbuluara me stof korduroi në ngjyrë blu. Një buton kronometri në të kuqe të ndezur i jep hapësirës së brendshme një frymë të theksuar garash, njofton Telegrafi.

Edhe pamja e jashtme vijon me detaje të frymëzuara nga e kaluara. Mbishkrimi “Gordini” është ridizajnuar duke ruajtur esencën e emblemës origjinale, ndërsa logoja e re e numrit “8” ndërtohet nga tetë segmente të veçanta.

Fenerët e përparmë përbëjnë një interpretim modern të sistemit me gjashtë drita që përdorte makina garuese e asaj kohe. Po ashtu, pasqyrat anësore në formë guaske dhe grila që përshkon gjithë gjerësinë e pjesës së poshtme të xhamit ballor janë aludime të drejtpërdrejta ndaj Renault 8 Gordini historik.

Ky koncept debuton në një periudhë kur marka franceze po ringjall disa nga emrat e saj klasikë në versione elektrike, përfshirë Twingo, Renault 4 dhe Renault 5, si dhe më herët kishte prezantuar R17 electric restomod.

Megjithatë, ndryshe nga këto modele, Renault 8 Gordini Concept do të mbetet një kopje unike. Prodhuesi nuk ka ndërmend ta prodhojë apo ta komercializojë këtë kupe.

Publiku do të ketë mundësi ta sodisë nga afër gjatë Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve në Paris 2026, i cili do të zhvillohet nga data 12 deri më 18 tetor. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme:

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri/ Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, 45-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas sherrit në familje! E plagosura dërgohet te Trauma, burri ndalohet

November 29, 2026
Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

November 29, 2026
U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

Mbyllet protesta e dhunshme e 29 Nëntorit, mbi 6 orë tensione dhe përplasje me Policinë në bulevard e sheshe!

November 29, 2026
Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

November 29, 2026
Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In