• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REL: PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik

by E B
11/06/2026 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndalonte hyrjen në territorin amerikan kreut të kësaj partie, Sali Berisha. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi është marrë, por ende nuk është shpallur zyrtarisht nga institucionet amerikane. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar DASH-it për të konfirmuar pohimin e PD-së lidhur me çështjen e Berishës.

Më 19 maj të 2021, DASH-i ia ndaloi hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken, tha se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha hyri në sallën e Kuvendit të enjten duke deklaruar “Unë erdha, u krye”. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se ka pasur komunikim zyrtar nga autoritetet amerikane, por nuk tha se kush ia ka komunikuar.

“Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata [person i padëshiruar]. Ka pasur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk është se e kundërshtova”, tha Berisha ndërsa nuk iu përgjigj gazetarëve nëse sanksionimi është hequr edhe për familjarët e tij.

Sipas DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, përdori pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Për këtë arsye iu ndalua hyrja në SHBA Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

Pas deklaratave nga Berisha dhe Partia Demokratike, reagoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Statusi ‘non grata’ është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH-i ose nga Ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale”, tha Balla.

Çfarë ndodhi pas vendimit të DASH-it më 2021?

Menjëherë pas vendimit të DASH-it për Berishën, drejtuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, deklaruan se çdo material apo indicie që do të vihej në dispozicion do të hetohej.

Në vitin 2023, SPAK kërkoi masë sigurie ndaj Berishës në dosjen e njohur si çështja “Partizani”, ku kishte dyshime se kishte përdorur ndikimin e tij si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në privatizimin dhe zhvillimin e një prone në Tiranë.

Berisha u detyrua fillimisht të paraqitej periodikisht para autoriteteve dhe të mos largohej nga vendi. Në fund të vitit 2023, pasi nuk zbatoi detyrimin e paraqitjes, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Në shtator 2024, SPAK-u e mori zyrtarisht të pandehur për korrupsion pasiv dhe dosja kaloi për gjykim. Në nëntor 2024, arresti shtëpiak u hoq, por procesi gjyqësor vazhdoi. Në korrik 2025 nisi gjykimi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Vendimi i DASH-it pati ndikim edhe në aspektin politik. Në shtator të vitit 2021, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, duke argumentuar se ky ishte një vendim për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Berisha nisi “Foltoren” – takime me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në të gjithë Shqipërinë, duke sfiduar drejtimin e Bashës. Në fund të vitit 2021, përplasja solli ndarjen e PD-së në dy kampe dhe zhvillimin e dy kuvendeve të ndryshme.

Gjatë vitit 2022, Basha dha dorëheqjen dhe Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke fituar zgjedhjet për kryetar. Edhe gjatë kohës kur ishte nën hetim dhe më pas në arrest shtëpie, Berisha vazhdoi të drejtonte PD-në.

Kush është Sali Berisha?

Sali Berisha është presidenti i parë i Shqipërisë pas rrëzimit të totalitarizmit 50-vjeçar të Shqipërisë. Ardhja e tij në krye të vendit në vitin 1992 shënoi hapjen e parë të Shqipërisë drejt demokratizimit dhe një epokë të re në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën, përfshirë SHBA-në.

Berisha ishte presidenti i parë i Shqipërisë që pas gjysmë shekulli u prit për herë të parë nga një president amerikan në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë nga George Bush.

Në kohën sa Berisha ishte kryeministër, më 2007, Shqipërinë e vizitoi presidenti amerikan, George W. Bush, prej ku dhe shprehu përkrahjen për pavarësinë e Kosovës. Tetë muaj pas vizitës së Bushit në Shqipëri, Kosova shpalli pavarësinë.

Në mandatin e parë si president i vendit, Berisha mbikëqyri ndryshimet e mëdha shoqërore – nga një shoqëri e mbyllur në kalimin drejt një shoqërie me treg të hapur dhe reforma demokratike.

Ai mbikëqyri krijimin e institucioneve, hartimin e Kushtetutën e Shqipërisë si Republikë demokratike dhe u përball me sfidat e tranzicionit që pa një numër të madh të shqiptarëve që migronin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për t’i ikur varfërisë.

Pika më kundërthënëse e qeverisjes së tij në mandatin e dytë si president ishte lejimi i funksionimit të skemave piramidale, kolapsimi i të cilave e çoi Shqipërinë në luftë civile, pasi një numër i madh i qytetarëve humbën kursimet jetësore me vlerë 1.2 miliard dollarë.

Në vitin 1997 shteti i Shqipërisë kolapsoi ekonomikisht dhe politikisht dhe vendi u zhyt në anarki, me qytetarët që thyen depot e armëve për t’i përdorur ato kundër fraksioneve të ndryshme komunitare. Konflikti civil në Shqipëri la mbi 2 mijë persona të vdekur.

Kjo çoi në dorëheqjen Berishës si president në vitin 1997, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimit të një qeverie teknike, e cila kishte për qëllim stabilizimin e Shqipërisë.

Në këtë periudhë, Berisha vazhdoi të luajë rol të rëndësishëm në politikën shqiptare, si kreu i opozitës deri në vitin 2005, kur partia e tij fitoi zgjedhjet dhe ai u bë kryeministër. Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Berisha synoi ta bëjë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe më 2009, Shqipëria iu bashkua Aleancës Veria-Atlantike.

Në mes të mandatit të tij si kryeministër, në periudhën 2005-2013 kur Partia Demokratike ishte rikthyer për ta qeverisur Shqipërinë, Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur teksa po përpunonin armatimin e vjetër të periudhës komuniste, si pjesë e një kontrate me një kompani private që po furnizonte këtë lloj armatimi për ushtrinë afgane, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan.

Hulumtime të shumta e kanë nxjerrë Berishën, familjarët dhe persona tjerë të afërt në qendër të këtij incidenti me përmasa ndërkombëtare, me djalin e tij që besohet të ketë qenë pjesë e kësaj kontrate.

Në vitin 2013, Berisha dha dorëheqje si kryetar i Partisë Demokratike, pasi partia e tij humbi zgjedhjet.

Problemet me ndërkombëtarët

Qeverisja e Berishës, sikurse edhe e rivalëve të tij politikë, është përcjellë me tensione të cilat shpeshherë, është vlerësuar se kanë minuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave demokratike, në veçanti rreth sundimit të ligjit.

Përgjatë karrierës së tij, Sali Berisha ka pasur përplasje me faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje në drejtësi – në vitin 1995 kur shkarkoi gjyqtarin Zef Brozi nga Gjykata e Lartë dhe arrestimin e liderëve të minoritetit grek në Tiranë.

Përplasja u thellua në maj 1996 ku SHBA-ja nuk njohu zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat u përdor dhunë mbi opozitën dhe ku komisionerët e saj u larguan nga qendrat e votimit.

Më pas në 21 janar 2011, SHBA-ja angazhoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për të kryer verifikimet shkencore të plumbave që vranë katër persona në protestat e Partisë Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë.

Një përplasje tjetër ishte mbi reformën në drejtësi – ku ambasadori amerikan i asaj kohe bëri përpjekje për të bindur palët për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Berisha kishte thënë se ambasadorët me misione në Shqipëri, po silleshin si guvernatorë./REL

Next Post
Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

July 27, 2026
Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

July 27, 2026
“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

July 27, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

July 27, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

July 27, 2026
Tension jashtë dhe debat brenda Kuvendit, Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

Tension jashtë dhe debat brenda Kuvendit, Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

July 27, 2026
Përplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit

Përplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit

July 27, 2026
Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një apartament!

Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një apartament!

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In