• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

by E B
11/06/2026 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar interpelanca me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo, lidhur me parkun teknologjik Durana.

Bozdo tha gjatë fjalës së tij se qeveria duhet të bëjë më shumë transparencë për këtë park teknologjik, i cili sipas tij është krijuar në paligjshmëri dhe ka minuar konkurrencën.

Sipas Bozdos, krijimi i këtij parku i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë.

Bozdo shtoi se emri i Ermal Beqirit, i cili është nën hetim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, figuron te parku teknologjik në Durana. Këto problematika me parkun teknologjik sipas Bozdos, mund të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mënyra si operohet dhe zhvillohet parku Durana, është problematike. I është servirur publikut si një nismë inovacioni, por për fat të keq është krijuar në paligjshmëri, ka minuar konkurrencën dhe praktikisht punon kundër qëllimit të proklamuar nga vetë propozuesit. Nuk ofron transparencë dhe i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë. Nëse do të vazhdojë kështu, do të krijojë probleme edhe me integrimin në BE. Kur shikojmë se në park figuron Ermal Beqiri dhe shumë kompani të shoqatës së këtij akti, të themeluara që në fund të vitit 2024. Ky person ndodhet nën akuza të rënda nga SPAK, si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t. Regjistrimi virutal në Durana është shpikur për të dëmtuar konkurrencën, duke manipuluar ligjin bazë”, tha Bozdo.

Ndërkohë ministrja Ibrahimaj u përgjigj duke thënë se mazhoranca miratoi ligjin për parqet tenkologjike, me qëllim tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ibrahimaj shtoi gjithashtu se shifrat e zhvillimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, shifrat e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit, tregojnë shumë qartë sipas saj, se çfarë revolucioni është bërë në 10 vitet e fundit në këtë drejtim në Shqipëri.

“Megjithëse pjesa më e madhe e çështjeve që deputeti Bozdo trajtoi, janë trajtuar më parë. Akuzat e hedhura për parkun janë të shumta dhe të rëndë, por më e rëndësishmja, nuk qëndrojnë. Opozita mbase nuk pajtohet më idenë e investimeve në këtë fushë. Për ne që në krye të herës inovacioni ka qenë e ardhmja dhe ka qenë shumë lartë në axhendën e qeverisë. Kjo është arsyeja pse ne miratuam ligjin për parqet teknologjike, pasi kishim domosdoshmëri që Shqipëria të krijonte një treg konkurrues në Ballkan dhe më gjerë, për të tërhequr sa më shumë investime të huaja në drejtim të teknologjisë dhe informacionit, por edhe për të tërhequr sa më shumë tru dhe investime të huaja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Në fakt shifrat e zhvillimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, shifrat e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë dhe informacionit, e tregojnë shumë qartë se çfarë revolucioni është bërë në 10 vitet e fundit në këtë drejtim në Shqipëri. Durana nuk është një projekt i zakonshëm, nuk është një parcelë toke, por simbol i një vizioni që ne kemi për të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një ekonomi konkurruese në vendet e rajonit në teknologjinë e informacionit”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

Next Post
Bota përballet me Super El Niño-n: Temperaturat dhe moti ekstrem drejt rekordeve të reja

Bota përballet me Super El Niño-n: Temperaturat dhe moti ekstrem drejt rekordeve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In